Kryetarët e mëhershëm të Kuvendit

Periudha e gjashtë Legjislative (03.08.2017 - 22.08.2019)

Kadri Veseli

Kadri Veseli

Funksionet në Kuvendin e Kosovës

    Grupi parlamentar

  • PDK

Partia

  • Partia Demokratike e Kosovës Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Nisma për Kosovën Partia e Drejtësisë Lëvizja për Bashkim Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës Partia Konservatore e Kosovës Alternativa Demokratike e Kosovës Republikanët e Kosovës Partia e Ballit Partia Socialdemokrate Balli Kombëtar i Kosovës (PAN)

Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake

  • Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

    Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)


    Z. Veseli u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës për herë të dytë radhazi më 7 Shtator 2017, dhe Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Maj të vitit 2016. Para zgjedhjes së tij si nënkryetar i PDK-së, në Janar të vitit 2013, Z. Veseli për pothuajse një dekadë, në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, kontribuoi në fushën e sigurisë, ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në Kosovën e pasluftës. Ai, gjithashtu, ishte një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë, ka mbështetur në mënyrë aktive procesin e paqes në Rambuje. Në këtë proces, Z. Veseli, ka shërbyer si Këshilltar i jashtëm në Delegacionin e Kosovës. Z. Veseli ishte një nga udhëheqësit e rinj të Lëvizjeve studentore, gjatë viteve 1988 - 1990, kundër shkeljes së të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Kosovë, dhe për njohjen e të drejtës për pavarësi. Z. Kadri Veseli, aktualisht, është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Lubjanës, në Slloveni. Ai dhe gruaja e tij Violeta, janë prindër krenarë të katër fëmijëve - tre djem dhe një vajzë.