Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik përfundoi punën për sesionin pranveror

E Marte, 23.07.2019




Sot, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, bëri përmbylljen e punës për sesionin pranveror.

Kryetarja e komisionit, Sala Berisha-Shala, paraqiti Raportin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019, duke e vlerësuar kështu si të suksesshme punën e komisionit.

Ajo gjithashtu theksoi se komisioni në tërësi ka realizuar 52 aktivitete, që nënkupton se në muaj janë realizuar afërsisht 7 aktivitete.

Raporti mori mbështetjen të gjithë anëtarëve të komisionit.

 

Komisioni për Zhvillim Ekonomik përfundoi punën për sesionin pranveror