Lajmet e fundit

Dëgjim Publik i komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Premte, 19.07.2019




Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale zhvilloi Dëgjim publik lidhur me Ligjin e Punës

Me këtë rast ishte për tu përgëzuar pjesëmarrja e madhe e shoqërisë civile, e cila ishte e përfaqësuar nga një numër i madh i Organizatave të ndryshme dhe OJQ- ve, Sindikata e shërbyesve mjekësorë, Oda e Avokatëve, Oda e shërbyesve mjekësor, Shoqata e Bankave etj.
Besa Baftiu si kryesuese e komisionit dhe si kryesuese e grupit punues bëri një ekspoze të shkurtër të qëllimit të këtij Dëgjimi Publik lidhur me domosdoshmërinë e diskutimit të Draft projektligjit të punës, i cili është mjaft voluminoz me 181 nene të cilat kanë nevojë për diskutim dhe mendime plotësuese për te realizuar ndërtimin e një ligji sa më të mirë.
Përfaqësuesja e MPMS-së theksoi se ministria ka bërë një punë voluminoze lidhur me projekt-ligjin e punës dhe ka bërë sensilibizimin duke e shpërndarë pothuajse në të gjitha organizatat dhe shoqatat që kanë interes për ta diskutuar dhe plotësuar sa më mirë këtë projektligj.
Pothuajse të gjithë përfaqësuesit e organizatave dhe shoqatave ishin të fokusuar në përmirësimin e plotë të këtij projektligji. Ata kryesisht u ndalën në problemet e mëdha që shfaqen në ligjin për lehoni dhe pagesave të tyre, trajtimin dinjitoz të grave nga punëdhënësit, mbrojtjen nga vlerësimi diskriminues të tyre, pagesat e punonjësve në aktivitetet private, përcaktimin e orëve të punës
Përfaqësuesi i Odës së Avokatëve të Kosovës theksoi se projektligji ka mangësi të theksuara të, cilat kanë nevojë për përmirësim duke theksuar kryesisht nenet 27, 35, 36, 39, 112,119, 123, 125, 148, 152, 166 etj, kurse neni 30 duhet hequr fare.
Përfaqësuesja e Departamentit Ligjor të Bankave, theksoi se ky Draft-ligj duket sikur mbron punonjësit, por kur e sheh në thellësi ka probleme të mëdha që mund të lindin në të ardhmen, nëse nuk trajtohet me kujdes.

Kishte një mendim gati unanim edhe me anëtarë e Komisionit parlamentar që në Draft-ligjin e Punës lidhur me ligjin për lehoninë edhe pse është mjaft voluminoz dhe ka kosto ekonomike është mirë të përfshihet brenda Ligjit të punës.
Përgjithësisht deputetët falënderuan interesimin dhe përfaqësuesit e organizatave të ndryshme dhe shoqërisë civile, se me diskutimet, vërejtjet dhe sugjerimet e ndryshme ndikojnë në përmirësimin e këtij draft-ligji.
Deputetë duke theksuar se ky draft-ligj është voluminoz, ka nevojë për diskutime të mëtejshëm dhe nen për nen nxitën përfaqësuesit të vijojnë në takime të veçanta me grupin punues të komisionit parlamentar deri në përfundimin e një ligji sa më të mirë.

 

Dëgjim Publik i komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie SocialeDëgjim Publik i komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale