Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik

E Marte, 16.07.2019




Sot, në mbledhjen e radhës të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, udhëhequr nga Sala Berisha-Shala, kryetare, u shqyrtuan dhe u miratuan dy raporte të vitit 2018.

Raporti i parë që u votua ishte ai i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë - ZRRE, për të cilin anëtarët e komisionit kanë diskutuar në mbledhjen paraprake.

Ndërkaq, raporti dytë i miratuar ishte ai i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, të cilin para komisionit e paraqiti kryetari Kreshnik Gashi.

Anëtarët e komisionit, diskutimin kryesor e orientuan rreth gjendjes aktuale të PTK-së dhe përdorimit të kodit të ri shtetëror, ku sipas deputetëve ende ka shumë ngecje në këtë drejtim.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik