Lajmet e fundit

Komisioni për Integrime Evropiane mbajti takim lidhur me zgjedhjet në Parlamentin Evropian

E Hënë, 15.07.2019




Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me Projektin e GIZ-it "Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë", mbajti sot takim lidhur me zgjedhjet e fundit në Parlamentin Evropian (PE).

I pranishëm në cilësinë e ekspertit të angazhuar nga GIZ, ishte gazetari Augustin Palokaj, i cili pasi shpalosi mendimet e tij analitike rreth zgjedhjeve të fundit në Parlamentin Evropian, gjithashtu diskutoi çështjet lidhur me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në PE.

Në mënyrë që të përshpejtohet procesi i integrimit evropian, Palokaj përmendi rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet partive politike në Kosovë dhe atyre të Bashkimit Evropian.

"Partitë politike në Kosovë, do të duhej të forconin lidhjet me partitë në Parlamentin Evropian", tha Palokaj.

Pas diskutimeve të shumta dhe pyetjeve të anëtarëve të komisionit, ata u pajtuan se duhet angazhim më i madh për të lehtësuar rrugën e Kosovës në procesin e integrimit të saj.

 

Komisioni për Integrime Evropiane mbajti takim lidhur me zgjedhjet në Parlamentin EvropianKomisioni për Integrime Evropiane mbajti takim lidhur me zgjedhjet në Parlamentin Evropian