Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Marte, 09.07.2019




Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Driton Selmanaj, kryetar, në mbledhjen e sotme shqyrtoi raportin e Auditimit të Ndërmarrjes Publike Kompania Regjinonale e Ujitjes "Drini i Bardhë" sh.a, për vitin financiar të përfunduar me 31 dhejtor 2018, si dhe raportin e Auditimit për PVF-të e KRU Hidroregjioni Jugor sh.a Prizren, për vitin financiar të përfunduar me 31 dhjetor 2018.

Deputeti Mergim Lushtaku, para të pranishmëve shpalosi të gjeturat e raportit të Zyrës së Auditorit për Kompaninë Regjinonale të Uitjes "Drini i Bardhë". Sipas tij, pasqyra financiare të cilën e ka paraqitur kompania "Drini i Bardhe" bie në kundërshtim me opinionet të cilat janë paraqitur nga Zyra e Auditorit.

Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë "Drini i Bardhë" ndër të tjera tha se sifdë për realizimin e rekomandimeve që ka paraparë Zyra e Auditorit për vitin e kaluar, ka qenë stafi i brendshëm, prandaj është kërkuar që të ketë ekspertë nga jashtë.

Ndërsa, Abdullah Hoti, në pika të shkurtra prezantoi raportin e Auditimit për PVF-të e KRU Hidroregjioni Jugor sh.a Prizren. Ndër të tjera ai tha se shifrat të cilat janë paraqitur në raport, përveç që janë në kundërshtim me raportin e Zyrës së Auditorit, po ashtu janë shifra jo të mirëqena dhe aspak kredibile. Ai shtoi se raporti i Zyrës së Auditimit vë në pah se aksionari kryesor i kësaj ndëmarrjeje, që është qeveria, nuk e ka as idenë më të vogël se si janë duke u shfrytëzuara asestet në këtë ndërmarrje.

Kryetari i bordit të ndërmarrjes, Rexhep Manxhuka, nga ana e tij, u zotua se të gjitha rekomandimet dhe të gjeturat e Zyrës së Auditorit do të realizohen gjatë këtij mandati.

Anëtarët e komisionit njëzëri vendosën që këto dy raporte t'i procedojnë për në seancë plenare, si dhe të kërkohet nga Qeveria që këto dy ndërmarrje, për shkak gjendjes së tyre kritike, të merren në vetadministrim.