Lajmet e fundit

Nga mbledhje e Komisionit për Legjislacion...

E Marte, 09.07.2019




Pas një diskutimi të gjatë midis anëtarëve të komisionit në lidhje me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave, në mungesë të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, u vendos që në emër të komisionit të ftohet prapë në takim ky i fundit.

Në këtë takim, komisioni po ashtu vendosi që të procedohen në seancë: propozim-vendimi i Qeverisë me kandidatët për zëvendësdrejtorë të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Hetim Parlamentar, si dhe raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Pika lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërkaq, pritet të diskutohet serish në një mbledhje të ardhshme të komisionit.