Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 02.07.2019




Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, kryesuar nga Xhelal Sveçla, nënkryetar i parë i komisionit, mbajti sot mbledhjen e rregullt, në të cilën u shqyrtua Projektligji nr.06/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-176 për Hetimin Parlamentar, me raportin dhe amendamentet e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Punës dhe Mbikëqyrjen e AKK.

Në këtë mbledhje, krahas anëtarëve të komisionit, morën pjesë përfaqësuesit e OSBE-së, EURS-së dhe përfaqësuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Anëtarët e komisionit, pa debat, miratuan njëzëri miratuan Projektligjin nr.06/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-176 për Hetimin Parlamentar, me raportin dhe amendamentet e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Punës dhe Mbikëqyrjen e AKK.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim