Lajmet e fundit

Veseli merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Listës së re të Barnave Esenciale

E Premte, 20.09.2019




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Listës së re të Barnave Esenciale, e ka konsideruar ditën e sotme historike dhe shumë domethënëse për shëndetësinë.

Ai tha se njeriu ndihet mirë kur dëgjon lajme të mira si ky i sotmi.

"Thuhet se ilaçi më i mirë janë njerëzit, andaj klasa politika e cila mëton të udhëheq me shtetin, duhet të përkujdeset për të gjitha kategoritë dhe t'u japë shanse të barabarta të gjithëve", theksoi kryeparlamentari Veseli.

 

Veseli merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Listës së re të Barnave Esenciale