Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
E Hënë, 27.05.2019
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, kryesuar nga Muharrem Nitaj, kryetar, u shqyrtua dhe më pas u përkrah Projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.
Në këtë takim, anëtarët e komisionit u dakorduan që t'i drejtohen me një shkresë Ministrisë së Bujqësisë, për të shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mos shpalljen për aplikim të subvencioneve për fermerët. Sipas tyre, mos shpallja me kohë e subvencioneve për fermerët, paraqet një varg problemesh në mbarëvajtjet e rendimenteve bujqësore.
Në vazhdim, komisioni mori qëndrim që të mbajë një mbledhje të përbashkët të radhës, me Komisionin për Mbikëqyrje të Financave, për të diskutuar lidhur me auditimet në Ministrinë e Bujqësisë.