Lajmet e fundit

U lansua Programi për Edukim Qytetar

E Shtune, 25.05.2019




Nën organizimin e Forumit për Transparencë Parlamentare dhe me mbështetjen e NDI-së, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës u lansua Programi për Edukim Qytetar.

Ky program përfshin mësimdhënësit e Edukatës Qytetare të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në një seri prezantimesh dhe trajnimesh, të dizajnuara për të zgjeruar njohuritë rreth demokracisë dhe rolit të Kuvendit e të deputetëve në promovimin e qeverisjes së mirë.

Në takim morën pjesë mësimdhënës të Edukatës Qytetare të disa shkollave të Prishtinës, të cilët u njohën nga afër me punën, organizimin, rolin dhe përgjegjësitë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Takimin e hapi kryetari i Forumit për Transparencë, Zenun Pajaziti, i cili paraqiti vizionin e Kuvendit por edhe projektet konkrete që janë ndërmarrë, për të afruar institucionin përfaqësues me zgjedhësit.

Pajaziti tha se ky program do të shërbejë si një instrument i rëndësishëm për të forcuar më tej transparencën e Kuvendit kundruall qytetarëve dhe njëkohësisht për të rritur qasjen e publikun në punën legjislative.

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, foli për rolin e Kuvendit, detyrat dhe përgjegjësitë të tij, ndërsa shtoi se programe si ky i kontribuojnë forcimit të këtij roli dhe lehtësojnë punën në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese.

Sekretari Krasniqi falënderoi NDI-në për mbështetjen e vazhdueshme në shumë fusha, e me theks të veçantë në atë të transparencës.

Afërdita Syla nga NDI u fokusua te programi për edukim qytetar, të cilin ajo e konsideroi një mundësi për të rritur te nxënësit njohuritë e tyre për parlamentarizmin dhe konkretisht punën e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vazhdoi me prezantime nga zyrtarë të tjerë të administratës lidhur me aspektet kryesore të punës në Kuvend.
 
Programi për Edukim Qytetar vë theksin në rolin e institucioneve të arsimit publik në mësimin e përgjegjësive qytetare dhe politike të të rinjve, si dhe fuqizimin e tyre për t'u bërë qytetarë aktivë dhe me gjykim kritik mbi çështjet publike.

 

U lansua Programi për Edukim QytetarU lansua Programi për Edukim QytetarU lansua Programi për Edukim QytetarU lansua Programi për Edukim Qytetar