Lajmet e fundit
Të mërkurën mbahet debati i deputetëve me qytetarë të Lipjanit
E Marte, 21.05.2019
Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2019. Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.
Takimi i radhës do të mbahet të mërkurën, më 22 maj 2019, në Lipjan.
Takimi mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në orën 14:00.
Në këtë takim do të marrin pjesë deputetët: Naser Osmani - LDK, Glauk Konjufca - LVV, Ahmet Isufi - AAK, Besa Baftiu - PSD dhe Haxhi Shala - Nisma.