Lajmet e fundit

Veseli viziton vendin ku ruhen rrobat e mijëra shqiptarëve gjatë luftës: Duam paqe, por duam edhe drejtësi

E Enjte, 16.05.2019




Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga drejtori i Institutit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka vizituar sot vendin ku po ruhen eksponatet e rrobave të mijëra qytetarëve civilë shqiptarë të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe.

Kryeparlamentari Veseli ka parë nga afër rrobat e fëmijëve të vegjël të vrarë, rrobat e vajzave të masakruara dhe rrobat e të moshuarve deri në 106 vjeç të cilët janë vrarë e masakruar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit tha se Kosova nuk do konflikt, do paqe, do të ardhme, por do edhe drejtësi dhe siç tha ai, kjo drejtësi duhet dhe do të ndodhë.

"Më askush nuk guxon të na e bëjë atë që na e ka bërë. Dhe drejtësia do të ndodhë. Në Jerusalem, në Muzeun e Yad Vashemit, është një pirg i madh me flokë të viktimave. Nëse shkoni në Poklek, aty do t'i gjeni 56 persona në një varr. Ky është Holokausti. Do të jetë e pafalshme nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrah iniciativën për tribunal ndërkombëtar për Serbinë. Për aq sa ka njerëz mbi këtë tokë, dritë dhe diell, do të ketë edhe drejtësi dhe tribunal për gjenocidin serb", theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai tha se të gjitha këto rroba të mijëra civilëve të vrarë nga forcat serbe, do të vendosen në Muzeun e Gjenocidit i cili do të ndërtohet në Prishtinë.

Nga ana tjetër, drejtori i institutit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu ka falënderuar kryeparlamentarin Veseli për iniciativën për Muzeun e Gjenocidit ndërsa theksoi se janë në dispozicion të mbështetjes dhe dorëzimit tē të gjitha artefakteve dhe dëshmive që ekzistojnë për zbardhjen e fatit të gjithë civilëve të vrarë nga forcat serbe në Kosovë.

 

 

Veseli viziton vendin ku ruhen rrobat e mijëra shqiptarëve gjatë luftës: Duam paqe, por duam edhe drejtësi Veseli viziton vendin ku ruhen rrobat e mijëra shqiptarëve gjatë luftës: Duam paqe, por duam edhe drejtësi Veseli viziton vendin ku ruhen rrobat e mijëra shqiptarëve gjatë luftës: Duam paqe, por duam edhe drejtësi Veseli viziton vendin ku ruhen rrobat e mijëra shqiptarëve gjatë luftës: Duam paqe, por duam edhe drejtësi Veseli viziton vendin ku ruhen rrobat e mijëra shqiptarëve gjatë luftës: Duam paqe, por duam edhe drejtësi Veseli viziton vendin ku ruhen rrobat e mijëra shqiptarëve gjatë luftës: Duam paqe, por duam edhe drejtësi