Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Veseli priti në takim delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit
E Marte, 14.05.2019
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, i cili po qëndron në vendin tonë.
Kryeparlamentari Veseli theksoi se Kosova vazhdon të mbetet promovuese e paqes, respektit dhe fqinjësisë së mirë, por gjithashtu edhe kultivuese e barazisë dhe mirëkuptimit midis komuniteteve etnike dhe konfesioneve të ndryshme.
Veseli falënderoi Kongresin dhe shtetin amerikan për mbështetjen e parezervë për Kosovë në të gjitha etapat, ndërsa konfirmoi edhe njëherë miqësinë e pathyeshme midis Kosovës dhe SHBA-ve.
Kryesuesi i delegacionit të Lutjeve të Mëngjesit, kongresisti Randy Hutgren, nga ana e tij, u shpreh i nderuar që gjendet për vizitë në Kosovë dhe pati rastin të njihet nga afër me zhvillimet në vendin tonë.
Në takim ishin të pranishëm edhe deputetë të tjerë të Kuvendit, të angazhuar në aktivitetet e Lutjeve të Mëngjesit.