Lajmet e fundit

Qytetarët e Dragashit, diskutim me ligjvënësit

E Mërkure, 08.05.2019




Aktiviteti "Ditët e Kuvendit", i iniciuar po nga ky institucion shtetëror, përkatësisht Forumi për Transparencë Parlamentare, me ndihmën e NDI-së, mbajti takim publik me qytetarët e Dragashit.
Deputetët pjesëmarrës në këtë organizim, i cili mblodhi mbi 50 qytetarë, ishin: Driton Selmanaj, Luljeta Veselaj-Gutaj, Drita Millaku dhe Emilija Rexhepi.
Sikurse edhe të tjerat, edhe ky takim kishte për qëllim t'u mundësojë qytetarëve të këtij rajoni t'i adresojnë shqetësimet, kritikat, këkesat e tyre tek përfaqësuesit që kanë zgjedhur.
Problemet e qytetarëve të Dragashit ishin: shtesat për fëmijë, papunësia e të rinjëve, konkurset e punës të ndikuara nga nepotizmi, reforma zgjedhore për krijimin e zonave zgjedhore, ndarja e buxhetit për komunat e vogla, mungesa e çerdheve, dialogu Kosovë - Serbi, problemi i funksionimit të institucioneve paralele në Komunën e Dragashit, largimi i të rinjëve nga Kosova, grumbullimi ilegal i mbeturinave, mungesa e sigurimeve shëndetësore, mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e repartit të pediatrisë dhe gjinekologjisë.
Deputetët e pranishëm ishin të gatshëm të përgjigjeshin në çdo pyetje duke potencuar se shqetësimet e qytetarëve janë obligime për ta.

Qytetarët e Dragashit, diskutim me ligjvënësitQytetarët e Dragashit, diskutim me ligjvënësitQytetarët e Dragashit, diskutim me ligjvënësitQytetarët e Dragashit, diskutim me ligjvënësitQytetarët e Dragashit, diskutim me ligjvënësitQytetarët e Dragashit, diskutim me ligjvënësit