Lajmet e fundit

Nesër mbahet debati i deputetëve me qytetarë të Dragashit

E Marte, 07.05.2019




Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2019. Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet të mërkurën, më 8 maj, në Dragash.

Takimi mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në orën 14:00.

Në debat do të marrin pjesë deputetët: Driton Selmanaj -LDK, Luljeta Veselaj-Gutaj-PDK, Drita Millaku -LVV, Blerim Kuçi -AAK, Emilija Redžepi - AAK dhe Duda Balje - 6+.

 

 

Nesër mbahet debati i deputetëve me qytetarë të Dragashit