Lajmet e fundit

Veseli: Së shpejti do të formohet një Tribunal për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë

E Enjte, 02.05.2019




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar sot në 20-vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë se shumë shpejt do të iniciohet formimi i një Tribunali i cili do të gjykojë krimet dhe gjenocidin që shteti serb ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

"Kjo është edhe arsyeja pse në Kuvend do të kemi një rezolutë, dhe jo vetëm rezolutë, por edhe iniciativë që ka të bëjnë me drejtësinë, e cila i vë para përgjegjësisë ata të cilët i kanë kryer këto krime. Sot veç kam filluar takimet në Kuvend, me organet tona të drejtësisë, prokurorinë, gjyqësinë, me shoqatat e të pagjeturve e të viktimave të luftës, për të shkuar deri në fund, duke nxjerrë një vendim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që të ketë një Tribunal, i cili duhet të jetë ose i Kosovës, në rastin më të mirë, por nëse ka hezitime, atëherë do të jetë Tribunal ndërkombëtar, për krimet të cilat i ka kryer Serbia mbi popullatën shqiptare. Ne nuk do të ndalemi derisa të dalë e vërteta dhe ajo është vetëm një: krimet në Studime dhe të gjitha masakrat e tjera i ka kryer shteti serb dhe kryerësit e këtyre krimeve, pjesa më e madhe e tyre, sot janë gjallë në Serbi. Ata duhet të përgjigje për krimet e tyre", deklaroi Kryeparlamentari Veseli.

Ai ka thënë se shteti serb dhe forcat ushtarake, policore e paramilitare kanë kryer 186 masakra në gjitha vendet e Kosovës.

"Ka 20 vite që kalojmë nëpër këta përvjetorë. Janë dhimbje, lot, janë edhe krenari, janë edhe pakënaqësi, mllef, frustrim, për faktin se ne për çdo vit përkujtojmë fatkeqësitë e rënda të cilat i kanë ndodhur kombit tonë. Por, njëkohësisht e dimë edhe kush i ka bërë. Nuk është vetëm masakra e Studimes. Janë kryer 186 masakra në tërë Republikën e Kosovës. Janë 186 krime. Janë varrosur e rivarrosur. Një pjesë e tyre ende nuk e dimë ku janë. Do të thotë, kemi të bëjmë me një krim, me një gjenocid të cilin e ka kryer shteti i Serbisë, me organizimin e vet ushtarak, policor e paramilitar, të kontrolluar plotësisht nga kreu i Beogradit. E gjithë kjo ka vetëm një shpagim: jo hakmarrje, jo revansh, jo konflikt. Ne nuk duam hakmarrje, nuk duam revansh, nuk duam konflikt, nuk duam luftë, jo vetëm me Serbinë, por me askënd. Duam paqe, por duam edhe shpagim, në bazë të drejtësisë ndërkombëtare", tha Veseli.​

 

Veseli: Së shpejti do të formohet një Tribunal për gjykimin e krimeve serbe në KosovëVeseli: Së shpejti do të formohet një Tribunal për gjykimin e krimeve serbe në KosovëVeseli: Së shpejti do të formohet një Tribunal për gjykimin e krimeve serbe në KosovëVeseli: Së shpejti do të formohet një Tribunal për gjykimin e krimeve serbe në KosovëVeseli: Së shpejti do të formohet një Tribunal për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë