Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi...
E Enjte, 25.04.2019
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, i kryesuar nga kryetarja Besa Baftiu, mbajti sot mbledhjen e radhës.
Kryetarja e komisionit theksoi se është krijuar grupi punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për produkte dhe pajisje medicinale, i cili, në kuadër të këtij procesi, ka zhvilluar vizita në terren dhe ka realizuar takime me përfaqësues të institucioneve gjegjëse për zbatimin e ligjit.
Komisioni përkrahu raportin e grupit punues për monitorimin e zbatimit të Ligjit për produkte dhe pajisje medicinale.
Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij.