Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Marte, 16.04.2019
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi z.Xhelal Sveçla, nënkryetar i parë i Komisionit, u shqyrtuan dy projektligje: P/ligji nr.06/L-101 për të drejtën ndërkombëtare private, me Raportin e Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, si dhe shqyrtimi i P/ligjit nr.06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës, me Raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre dy projketligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.