Lajmet e fundit

Sekretari Krasniqi takoi përfaqësues nga organizata Kultura Hyjnore, Paqja Botërore dhe Rikthimi i Dritës

E Enjte, 04.04.2019




Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi, priti sot ne takim përfaqësues nga organizata Kultura Hyjnore, Paqja Botërore dhe Rikthimi i Dritës (HWPL).
Gjatë takimit, përfaqësuesit e HWPL-së e njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit me punën dhe misionin e organizatës, duke shprehur interesimin e tyre për vendosjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, me fokus mundësinë e dhënies së kontributit të Kuvendit të Kosovës mbi paqen në botë, sidomos gjatë kryesimit të AP të SEECP-së (për të arritur paqen dhe sigurinë rajonale).
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi, shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe për mbështetje teknike e profesionale nga ana e Administratës, brenda mundësive të saj.

Sekretari Krasniqi takoi përfaqësues nga organizata Kultura Hyjnore, Paqja Botërore dhe Rikthimi i Dritës