Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
E Mërkure, 06.03.2019
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot, në një mbledhje të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, ka shqyrtuar kërkesën e kryeministrit për seancë të jashtëzakonshme.
Konform kërkesës, Kuvendi vendosi që seanca e jashtëzakonshme të mbahet të enjten, në orën 9:00, me këtë rend dite:
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë,
2. Shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.