Vende të lira pune
K O N K U R S - Për zgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media
Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall
K O N K U R S
Për zgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media
Përgjegjësitë dhe kompetencat
Bordi për Ankesa shqyrton ankesat e palëve ndaj vendimeve të KPM-së, që drejtpërdrejt i
nënshtrohen vendimit, sa i përket:
• Dhënies, refuzimit, mosripërtëritjes ose revokimit të lejes transmetuese;
• Vënies ose ndryshimit të kushteve të lejes së transmetimit, me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me caktimin e frekuencave apo kritereve të tjera teknike;
• Shqiptimit të sanksioneve dhe çështjeve tjera të ngjashme, që mbështeten në aktet nënligjore;
• Bordi i Ankesave mund të mbështesë, ndryshojë ose shfuqizojë çdo vendim të KPM-së, duke vepruar sipas ankesës për vendimin përkatës.
Kandidatët për anëtarë të Bordit duhet t'i plotësojnë këto kushte:
• Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe të kenë vendbanim të përhershëm në Kosovë;
• Të kenë së paku diplomë universiteti në fushën e drejtësisë;
• Të kenë provimin e dhënë të jurisprudencës;
• Të kenë minimum 5 (pesë) vjet përvojë profesionale në fushën e avokaturës, çështjeve gjyqësore, ligjit administrativ, rregullimin e mediave apo politikën rregullative;
• Të jenë figura eminente, me karakter dhe moral të lartë, paanshmëri e integritet, përkushtim të dëshmuar të administrimit të duhur të drejtësisë;
• Të mos kenë pengesa në kuptim të nenit 39 të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media.
Kandidatët të plotësojnë dhe nënshkruajnë vetë-deklaratën, që i përmbushin të gjitha kriteret e pranueshmërisë në nenin 39 të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media. Deklarata mund të shkarkohet këtu.
Anëtarët e Bordit për Ankesa emërohen me mandat 3 (tre) vjeçar dhe mund të rizgjedhen vetëm edhe për një mandat tjetër.
Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
• Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
• Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
• Letra motivuese;
• Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
• Dëshmia për përvojën e punës (duke bashkangjitur edhe raportin nga Trusti pensional);
• Deklaratën e plotësuar dhe të nënshkruar;
• Certifikatën që kandidati nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 6 muaj).
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 30 maj 2019, deri në orën 16.00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë, në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217); me fax: (0 38) 211-183.
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr.), ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe (0) 44 567 - 041.
"Ky proces rekrutimi do të monitorohet nga përfaqësues të Projektit Britanik për Emërime në Pozita të Larta. Kandidatët njoftohen që rezultatet dhe emrat e kandidatëve me rangimin më të lartë në këtë garë, si kandidatë që mund ‘të emërohen', do të publikohen në uebfaqen e projektit dhe me të aplikuar për këtë pozitë do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikim".