Aktivitetet e transparencës së Kuvendit
Nesër në Mitrovicë mbahet takimi i deputetëve me qytetarë
Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon organizimin e aktivitetit Ditët e Kuvendit 2018. Gjatë takimeve publike nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët. Takimi i radhës do të mbahet në Mitrovicë, të premten, më 13 korrik 2018, në Qendrën e Kulturës "Rexhep Mitrovica". Në takim do të marrin pjesë deputetët: Arban Abrashi, Bekim Haxhiu, Muharrem Nitaj, Milaim Zeka dhe Bahrim Shabani.