Aktivitetet e transparencës së Kuvendit
Nesër në Ferizaj mbahet takimi i deputetëve me qytetarë
Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon organizimin e aktivitetit Ditët e Kuvendit 2018. Gjatë takimeve publike nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët. Takimi i radhës do të mbahet në Ferizaj, të premten, më 6 korrik 2018, në Teatrin "Adriana Abdullau", duke filluar në orën 14:00. Në takim do të marrin pjesë deputetët: Lutfi Zharku, Valon Ramadani, Faton Topalli, Time Kadrijaj, Enver Hoti, Danush Ademi, Labinot Tahiri.