Aktivitetet e transparencës së Kuvendit
Të premten mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Pejës
Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", të premten, më 22 qershor 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Pejës. Takimi mbahet në Teatrin profesional "Istref Begolli" dhe fillon në orën 14:00. Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Pejës do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Besa Gaxherri, Hajdar Beqa, Fatmire Kollçaku, Dukagjin Gorani, Muharrem Nitaj dhe Haxhi Shala.