Aktivitetet e transparencës së Kuvendit
Forumi themeloj Grupin Punues për shqyrtimin dhe përmirësimin e Kodit të Sjelljes në Kuvend
Forumi caktoj pesë deputet në grupin punues (Selvije Halimi dhe Doruntina Maloku, anëtaret e Komisionit për Legjislacion Shqipe Pantina, Teuta Haxhiu dhe Valdete Bajrami, dhe tre përfaqësues që OJQ-ve aktive në fushën kundër korrupsionit; KDI,Çohu dhe Democracy +. Me kërkesën e tyre, NDI zhvilloj dhe prezantoj një version fillestarë të Kodit. Parimet e përbashkëta per Etikë të Deputetëve i lansuar kohëve të fundit nga NDI në nivel global, legjislacioni relevant kombëtarë përfshire Ligjin për Ndalimin e Konfliktit të Interesit, dhe Ligji për të Drejtat dhe Detyrimet e Deputetëve, jane reflektuar në draftin e ri.
Drafti i ri i kodit ështe strukturuar si në vijim: synimi dhe qëllimi i Kodit, parimet etike të përgjithshme, konflikti i interesit, regjistrimi i interesave, deklarimi i pasurisë dhe dhuratave, rregullat e sjelljes në Kuvend, kufizimet pas përfundimit të mandatit, interpretimin dhe zbatimin e mekanizmave. Grupi punues ka mirëpritur draftin e ri të Kodit, ku çështjet më të rëndësishme gjatë diskutimit ishin a) procedurat për fillimin e hetimeve për shkeljen e Kodit, dhe b) Masat (sanksionet) që Kuvendi mund ti ndërmarr ndaj deputetëve. Me rekomandimet e Grupit Punues, Forumi është pajtuar të organizoj një tryezë diskutimi me të gjitha palet e interesuara, në mënyre që të marrin mendimin e tyre, para se të dërgojnë draftin final të Kodit në Komisionin për Rregulloren e Kuvendit.