Aktivitetet e transparencës së Kuvendit
Puntoria për shqyrtimin e Rregullorës për qasjen e mediave dhe të qytetarëve në Kuvend
Me 10-11 mars, NDI ndihmoj Grupin Punues të Forumit në organizimin e një puntorie dy ditore për të shqyrtuar Rregulloren për qasjen e mediave dhe të qytetarëve në Kuvend. Puntoria mbledhi bashkë përfaqësues të mediave dhe administratën, për të diskutuar, përditësuar dhe ndryshuar nenet e nevojshme për rritjen e vazhdueshme të transparencës parlamentare. Grupi përpiloj një draft të konsoliduar, dhe dha rekomandime, të cilat u prezantuan në Forumin për Transparencë Parlamentare. Rekomandimet;
- Sigurimi i përkthimit të njëkohshëm (simultan) në dhomën e mediave gjatë transmetimit të seancës plenare
- Shfaqjen e regjistrit të votave të deputetëve gjatë seancave plenare
- Përfaqsuesit e mediave duhet të rrespektojnë kodin e veshjes gjatë qëndrimit në Kuvend
- Kuvendi duhet të konsideroj zgjerimin e hapësirës për përfaqesuesit e mediave për qëndrimin e tyre në holl të seancës plenare (galeria)
- Rritjen e numrit të Këndit të Mediave, duke përfshirë krijimin e një hapësire për gazetarët në hyrjen kryesore te Kuvendit, me paisjet e nevojshme.
- Rregullorja e re për Qasjen e Mediave dhe Qytetarëve në Kuvend duhet të printohet në një format të përshtatshëm.
- Mundesia e organizimit të nje vizite studimore të grupit në një nga vendet fqinjë.