Aktivitetet e transparencës së Kuvendit
Forumi lansoi Planin e Veprimit për nje Kuvend të hapur dhe transparent në Diten Ndërkombëtare të Demokracisë
Me 15 shtatorë, si traditë, me qëllim të nxitjes për dialog dhe komunikim mes deputetëve, shoqërisë civile dhe qytetarëve, Kuvendi organizoj disa aktivitete për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Aktivitetet e këtij viti kanë qenë nën organizimin e Forumit për Transparencë Parlamentare, dhe ka përfshire lansimin e Planit të Veprimit për Transparencë Parlamentare, panairin e organizatave të shoqërisë civile, ekspozitë më piktura nga studentë, një kuiz mbi demokracinë dhe një shfaqje teatrale "Demokracia dhe pjesëmarrja qytetare". Përveç kësaj, deputetet gra nga të gjitha partitë diskutuan me vizitorët lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin shoqërorë dhe arsimin. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe anëtarja e Forumit për Transparencë Parlamentare Shqipe Pantina, udhëhoqen hapjen e ceremonisë dhe shprehen angazhimin e Kuvendit që të mbetet i hapur dhe i çasshëm për qytetarët.