Aktivitetet e transparencës së Kuvendit
Kuvendi i Kosovës tregon qasjen e tij ndaj hapjes dhe angazhimit të qytetarëve në punën e tij
Prej 24 deri me 26 shkurt, katër anëtarë të Forumit per Transparencë Parlamentare (Zenun Pajaziti, Shqipe Krasniqi, Vullnet Kabashi dhe Visar Rushiti) morën pjesë në konferencen regjionale "Kuvendi transparent-Qytetarë të Angazhuar" organizuar nga NDI në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Sllovakisë. Pjesëmarresit diskuruan trendet globale në transparencën parlamentare, planet e veprimit për transparencën legjislative të miratuar kohët e fundit, treguan shembuj pozitiv të bashkëpunimit mes kuvendit dhe shoqërisë civile në fushat e zhvillimit të politikave, hatrimin e ligjeve dhe mbikqyrjen e qeverisë dhe prezantuan se si teknologjitë e reja ofrojnë mundësi të reja për bashkëpunim me grupet qytetare. Përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës prezantuan qasjen dhe veprimet e ndërmarra për të angazhuar qytetarët në punën e Kuvendit. Miratimi i Deklaratës për Transparencë Parlamentare, themelimi i Forumit për Transparencë Parlamentare dhe metodologjia e aplikuar për zhvillimin e nje plani të perbashkët veprimi për transparencë parlamentare bashk me sektorin e shoqerisë civile është njohur nga pjesëmarrësit si një model i mirë për t'u ndjekur.