Aktivitetet e transparencës së Kuvendit
-
U mbajt takimi i deputetëve të Kuvendit me qytetarë të Kamenicës
Mbi 100 qytetarë të Kamenicës ishin pjesë e debatit të hapur me deputetë të Kuvendit në këtë komunë, të organizuar nga Forumi për Transparencë i Kuvendit të Republikës së Kosovës. lexo më shumë
-
Aktiviteti “Ditët e Kuvendit 2018” vazhdon nesër në Kamenicë
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në kuadër të aktivitetit "Ditët e Kuvendit 2018", vazhdon turin e takimeve të deputetëve me qytetarë të komunave të ndryshme të Kosovës. lexo më shumë
-
Në Ditën e Demokracisë, qindra qytetarë vizituan Kuvendin
Qindra qytetarë të Kosovës i janë përgjigjur sot thirrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të vizituar ambientet e institucionit legjislativ të vendit dhe për t'u bashkangjitur në aktivitetet e organizuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë. lexo më shumë
-
Bashkatdhetarë nga diaspora vizituan Kuvendin
Mërgimtarë, të cilët aktualisht gjenden për pushime në Kosovë, për dy ditë radhazi kanë vizituar Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili nën moton "Bashkatdhetarët në Kuvend", ka hapur dyert për ta. lexo më shumë
-
Një delegacion i Forumit për Transparencë po merr pjesë në Samitin për Hapje dhe Transparencë, në Gjeorgji
Një delegacion i Forumit për Transparencë Parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i këtij forumi, po merr pjesë në punimet e Samitit global për Hapje dhe Transparencë, nikoqire e të cilit është Gjeorgjia. lexo më shumë
-
“Ditët e Kuvendit 2018”: Mitrovica, nikoqiri i radhës i ligjvënësve
Ka vazhduar në Mitrovicë turi i takimeve të deputetëve të Kuvendit me qytetarë.
Në kuadër të aktivitetit "Ditët e Kuvendit 2018", deputetët Arban Abrashi, Bekim Haxhiu, Xhelal Sfeçla, Muharrem Nitaj dhe Milaim Zeka, kanë bashkëbiseduar me mitrovicas lidhur me preokupimet, problmet dhe sfidat e këtyre të fundit. lexo më shumë
-
Nesër në Mitrovicë mbahet takimi i deputetëve me qytetarë
Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon organizimin e aktivitetit Ditët e Kuvendit 2018. Gjatë takimeve publike nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët. lexo më shumë
-
U mbajt takimi i deputetëve me qytetarët e Ferizajt
Aktiviteti "Ditët e Kuvendit" ka vazhduar sot në teatrin e qytetit " Adriana Abdullahu" në Ferizaj, me ç'rast dhjetëra qytetarë të këtij qyteti kanë bashkëbiseduar me përfaqësues të tyre të zgjedhur dhe kanë adresuar pyetje, që nga problemet e infrastrukturës lokale, deri te proceset e rëndësishme shtetërore. lexo më shumë
-
Nesër në Ferizaj mbahet takimi i deputetëve me qytetarë
Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon organizimin e aktivitetit Ditët e Kuvendit 2018. Gjatë takimeve publike nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët. lexo më shumë
-
Nga takimi i deputetëve të Kuvendit me qytetarët e Pejës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës: Besa Gaxherri, Hajdar Beqa, Fatmire Kollçaku, Dukagjin Gorani, Muharrem Nitaj dhe Hykmete Bajrami, në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, kanë takuar sot në Pejë, qytetarë të kësaj ane, me të cilët bashkëbiseduan lidhur me nevojat, shqetësimet dhe kërkesat që ata kanë. lexo më shumë
-
Të premten mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Pejës
Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", të premten, më 22 qershor 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Pejës. lexo më shumë
-
Nga takimi i Forumit për Transparencë Parlamentare
Forumi për Transparencë Parlamentare, i drejtuar nga Zenun Pajaziti, kryetar, zhvilloi sot takimin e tij të rregullt, në të cilin pikë qendrore e diskutimit ishte raportimi mbi debatet e kaluara nga aktiviteti "Ditët e Kuvendit 2018", si dhe caktimi i qyteteve për debatet e ardhshme lexo më shumë
-
Kuvendi hap dyert për diasporën
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Germin, ka hapur sot dyert për diasporën shqiptare, pjesëmarrës nga 22 shtete të ndryshme të botës, për të dëgjuar kërkesat e tyre në drejtim të legjislativit kosovar por edhe qeverive të tre shteteve. lexo më shumë
-
U mbajt takimi i deputetëve me qytetarë të Podujevës E Premte, 11.05.2018
Deputetët: Ahmet Isufi, Enver Hoti, Fidan Rekaliu, Saranda Bogujevci dhe Salih Salihu, u janë përgjigjur qytetarëve të Podujevës në pyetjet e shtruara dhe shqetësimet e ngritura lexo më shumë
-
Të premten mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Podujevës
Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", të premten, më 11 maj 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Podujevës. lexo më shumë
-
U mbajt takimi i deputetëve me qytetarët e Gjakovës
Mbi 150 qytetarë të Gjakovës i janë përgjigjur sot ftesës së Forumit për Transparencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të diskutuar me deputetët që vijnë nga ky rajon dhe më gjerë. lexo më shumë
-
ë premten mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Gjakovës
Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", të premten, më 4 maj 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Gjakovës. lexo më shumë
-
Prizreni, nikoqiri i radhës i "Ditëve të Kuvendit"
Me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare të Kuvendit të Kosovës, në vijim të aktivitetit "Ditët e Kuvendit", sot në Prizren, në Shtëpinë e Kulturës, u zhvillua një takim i qytetarëve të Prizrenit me deputetët: Driton Selmanaj, Nezir Çoçaj, Haxhi Avdyli, Arbër Rexhaj, Shqipe Pantina, Blerim Kuçi, Zafir Berisha dhe Emilija Rexhepi. lexo më shumë
-
Nesër mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Prizrenit
Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", të premten, më 27 prill 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Prizrenit. lexo më shumë
-
Forumi për Transparencë përcaktoi agjendën e debateve me qytetarë
Forumi për Transparencë Parlamentare, mbajti sot takimin e rregullt të tij, me fokus në organizimin e Ditëve të Kuvendit nëpër regjione të Kosovës. lexo më shumë
-
Në kuadër të “Ditëve të Kuvendit”, deputetët bashkëbiseduan me qytetarë të Gjilanit
Qyteti i Gjilanit ishte nikoqiri i parë një grupi të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët, në kuadër të aktivitetit "Ditët e Kuvendit" dhe në funksion të komunikimit të drejtpërdrejtë, kanë filluar takimet me qytetarë. lexo më shumë
-
Nesër në Gjilan fillon aktiviteti “Ditët e Kuvendit”
Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2018. lexo më shumë
-
Forumi për transparencë parlamentare takoi deputeten holandeze, Stieneke van der Graaf
Forumi për transparencë parlamentare ka pritur sot në takim deputeten e parlamentit të Holandës, Stieneke van der Graaf, e cila po përcjell aktivitetet e Javës së Gruas në Kosovë. lexo më shumë
-
Me rastin e 1 Qershorit, qindra fëmijë vizituan Kuvendin
Sot, me rastin e 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, rreth 400 fëmijë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga e gjithë Kosova, kanë vizituar Kuvendin e Republikës së Kosovës. lexo më shumë
-
Nga konferenca vjetore e Forumit për Transparencë Parlamentare me shoqërinë civile
Forumi për Transparencë Parlamentare i Kuvendit të Republikës së Kosovës, së bashku me partnerët e shoqërisë civile, mbajti sot konferencën vjetore, në të cilën u diskutua lidhur me integrimin dhe liberalizimin e vizave. lexo më shumë
-
Kuvendi forcon transparencën, lansohet Sistemi Elektronik për Përcjelljen e Legjislacionit
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka lansuar sot Sistemin Elektronik për Përcjelljen e Legjislacionit (LTS), duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt arritjes së standardeve ndërkombëtare për transparencë parlamentare. lexo më shumë
-
Të enjten Kuvendi lanson Platformën ‘Sistemi për Përcjelljen e Legjislacionit’
Të enjten, më 9 nëntor 2017, Kuvendi i Republikës sës Kosovës, Forumi për Transparencë Parlamentare, lanson Platformën ‘Sistemi për Përcjelljen e Legjislacionit'.
Në këtë ceremoni, nga një fjalë rasti do të kenë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope. lexo më shumë
-
Kuvendi shënoi Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë. Me këtë rast, qindra qytetarë, studentë dhe nxënës, përfshirë grupet e organizuara nga ana e Kuvendit, nga qendra të ndryshme të Kosovës, vizituan ndërtesën e legjislativit të vendit, duke u njohur kështu me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. lexo më shumë
-
ë premten Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë
Nesër, më 15 shtator 2017, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën
Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë. lexo më shumë
-
Nga punimet e Konferencës vjetore Kuvend – Shoqëri Civile
Organizuar nga Forumi për Transparencë Parlamentare, sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, zhvilloi punimet Konferenca e tretë vjetore, Kuvend-Shoqëri Civile, qëllimi i së cilës është përfshirja sa më e madhe e organizatave të shoqërisë civile në politikë bërje, ligj bërje dhe ndihmë në mbikëqyrjen e ekzekutivit. lexo më shumë
-
Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur dyert për të gjithë qytetarët, të cilët dëshirojnë të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe të njihen me punën përfaqësuesve të tyre të zgjedhur, si dhe ka organizuar një varg aktivitetesh që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë. lexo më shumë
-
Hapja e dyerve sjell në Kuvend rreth 500 bashkatdhetarë
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur sot dyert për të gjithë bashkatdhetarët të cilët aktualisht gjenden për pushime në Kosovë, duke u mundësuar atyre që të vizitojnë mjediset e institucionit më të lartë legjislativ dhe përfaqësues të vendit, dhe të takohen me deputetë. lexo më shumë
-
Kryetari Veseli mori pjesë në Konferencën për etikën parlamentare
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot mori pjesë në Tryezën "Parimet e etikës parlamentare dhe integriteti institucional", e zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Komisionit të Kongresit të SHBA-ve për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë (HDP), me mbështetjen e USAID-it. lexo më shumë
-
Kuvendi shënoi Ditën e Fëmijëve
Veseli: 1 Qershori është ditë e gëzimit të tuaj, por edhe ditë e llogaridhënies sonë si prind, edukatorë, por edhe si institucione Rreth 800 fëmijë vizituan Kuvendin e Kosovës, ndërsa në sallën e mbledhjeve plenare, nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës mbajtën takimin e udhëhequr nga vet ata Në kuadër të shënimit të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, lexo më shumë
-
U mbajt takimi i deputetëve të Kuvendit me qytetarë të Kamenicës
lexo më shumë
-
Forumi themeloj Grupin Punues për shqyrtimin dhe përmirësimin e Kodit të Sjelljes në Kuvend
Forumi caktoj pesë deputet në grupin punues (Selvije Halimi dhe Doruntina Maloku, anëtaret e Komisionit për Legjislacion Shqipe Pantina, Teuta Haxhiu dhe Valdete Bajrami, dhe tre përfaqësues që OJQ-ve aktive në fushën kundër korrupsionit; KDI,Çohu dhe Democracy +. lexo më shumë
-
Puntoria për shqyrtimin e Rregullorës për qasjen e mediave dhe të qytetarëve në Kuvend
Me 10-11 mars, NDI ndihmoj Grupin Punues të Forumit në organizimin e një puntorie dy ditore për të shqyrtuar Rregulloren për qasjen e mediave dhe të qytetarëve në Kuvend. lexo më shumë
-
Forumi për Transparencë identifikoj çështjet parësore për të punuar në 2017-tën
Me 3 Nëntorë, gjatë një sesioni për planifikim strategjik anëtarët e Forumit vendosën të fokusohen në katër aktivitete kryesore që do të kontribojnë të rrit bashkëpunimin, transparencën, komunikimin, dhe efikasitetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës ndaj palëve të interesuara. lexo më shumë
-
Kuvendi i Kosovës lansoj transmetimin e Seancave Plenare Live në web
Pas miratimit të Planit të Veprimit për Transparencë Parlamentare, gjatë javës së parë të tetorit, Kuvendi i Kosovës lansoi transmetimin e seancave plenare live në web, që do të lehtësoj qasjen në informacionet parlamentare. lexo më shumë
-
Forumi lansoi Planin e Veprimit për nje Kuvend të hapur dhe transparent në Diten Ndërkombëtare të Demokracisë
Me 15 shtatorë, si traditë, me qëllim të nxitjes për dialog dhe komunikim mes deputetëve, shoqërisë civile dhe qytetarëve, Kuvendi organizoj disa aktivitete për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. lexo më shumë
-
Forumi për Transparencë Parlamentare organizon ditët e diasporës
Me 21-22 korrik, Kuvendi i Kosovës hapi dyert dhe ftoj diasporën që të vizitoj Kuvendin, në mënyrë që të ju ofroj atyre mundesinë të jenë sa më afër me institucionet e tyre, të njihen me legjislaturën dhe të krijojnë një mekanizëm formal të komunikimit. lexo më shumë
-
Punëtoria e Grupit Punues për hartimin e Planit të Veprimit për Transparencën Parlamentare
Prej 4 deri me 6 prill, NDI ka organizuar një punëtori dy ditore me anëtaret e Grupit Punues për transparencë parlamentare, që është mbajtur në Durrës, Shqipëri. lexo më shumë
-
Kuvendi miraton rregulloren për menaxhimin e dokumenteve publike
Me 24 mars, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit miratoi rregulloren për menaxhimin e dokumenteve publike, e cila përcakton përgjegjësitë e stafit të kuvendit për të postuar dokumentet publike në faqen zyrtare të Kuvendit. lexo më shumë
-
Kuvendi i Kosovës tregon qasjen e tij ndaj hapjes dhe angazhimit të qytetarëve në punën e tij
Prej 24 deri me 26 shkurt, katër anëtarë të Forumit per Transparencë Parlamentare (Zenun Pajaziti, Shqipe Krasniqi, Vullnet Kabashi dhe Visar Rushiti) morën pjesë në konferencen regjionale "Kuvendi transparent-Qytetarë të Angazhuar" organizuar nga NDI në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Sllovakisë. lexo më shumë