Vende të lira pune

NJOFTIM PËR VAZHDIMIN E AFATIT TË KONKURSIT

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit shpall:

NJOFTIM PËR VAZHDIMIN E AFATIT TË KONKURSIT

Njoftohen të gjithë të interesuarit se vazhdohet afati i konkursit të shpallur në gazetat "Koha Ditore" dhe "Epoka e Re", si dhe në ueb-faqen e Kuvendit, të datës 8.8.2014 , vetëm për pozitën: Lektor për gjuhën serbe

Konkursi për pozitën: Lektor për gjuhën serbe ( SHGJ-01/7-14 )
do të jetë i hapur deri më 1.9.2014, në orën 16:00

Përmbajtja e konkursit për këtë pozitë mbetet e njëjtë me atë të shpallur në konkursin e datës 8.8.2014.

Kandidatët që kanë aplikuar më parë për këtë pozitë nuk kanë nevojë të aplikojnë përsëri.


PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (http://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Tereze", p.n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Tereze" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.

Për informacione shtesë mund të njoftoheni në telefonat: (038) 200 10493 dhe (038) 200 10-494.