Vende të lira pune
Për angazhim të përkohshëm:
Duke u bazuar në Ligjin për shërbimin civil të Republikës së Kosovës (Ligjin Nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit publikon këtë :
SHPALLJE
Për angazhim të përkohshëm:
Pozita: Zyrtar i fushës në Komisionin për Buxhet dhe Financa
Paga mujore : Ekuivalent me Gradën D/7
Kohëzgjataja e angazhimit: Me kohë të caktuar( 21.08.2013-14.02.2014 ) - "Marrëveshje për shërbime të veçanta"
Mbikëqyrësi: Koordinatori i komisionit
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të komisionit, zyrtari i fushës është përgjegjës për:
• të shërbyer si zyrtar i fushës në Komisionin për Buxhet dhe Financa;
• ofrimin e mbështetjes në dhënien e këshillave procedurale gojore dhe me shkrim për komisionin, lidhur me fushën e buxhetit dhe financave;
• për të ndihmuar koordinatorin në këshillimin dhe asistimin e drejtpërdrejtë për kryetarin/kryesuesin dhe anëtarët e komisionit, në hartimin e projektligjit dhe amendamenteve në projektligj, lidhur me fushën e buxhetit dhe të financave;
• përgatitjen e draftit të raportit preliminar për projektligj, lidhur me fushën e buxhetit dhe financave;
• ofrimin e mbështetjes nё përpilim dhe shtypjen e ftesave, raporteve, procesverbaleve, dokumenteve informative dhe shkresave të komisioneve;
• krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, listave të kontaktit dhe regjistrave të komisioneve;
• pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës dhe bashkëngjitjen e informacionit të nevojshëm përkatës;
• kryerjen edhe të punëve tjera lidhur me fushëveprimin e komisionit.
Kualifikimi dhe përvoja:
- diplomë fakulteti katërvjeçar/master në lëmin e ekonomisë;
- përvojë profesionale në legjislacionin e fushës nё administratën shtetërore, së paku 2 vjet, me nivel dhe përgjegjësi të lartë, duke përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave juridike, eksperiencë në buxhet dhe financa.
-
Shkathtësitë:
- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme për buxhet dhe financa;
- aftësi për të hartuar dokumente për buxhet dhe financa, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize;
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë ", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p. n.), ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr. N -217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.
Afati për paraqitje është prej 13.08.2013, deri më 19.08.2013, deri në orën 16:00.