Vende të lira pune
Për plotësimin e vendit të punës
Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr.03/L-149) dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civil të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit shpall:KONKURS
Pozita: Menaxher/e i/e zyrës së Seretarit
Numri i kryerësve: Një (1)
Shkalla/Niveli: D – 7.5
Angazhimi : Me kohë të caktuar si zëvendësim i nëpunëses në pushim të lehonisë
Mbikëqyrësi: Sekretari i Kuvendit
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e sekretarit të Kuvendit, menaxheri i zyrës është përgjegjës për:
• evidentimin e kërkesave administrative dhe procedurale të adresuara sekretarit,
• mbajtjen e agjendës se takimeve zyrtare,
• menaxhimin e korrespodencës, mirëmbajtjen e dokumenteve, shënimeve dhe të regjistrave,
• të njoftuar sekretarin për agjendën e takimeve të komisioneve parlamentare, Kryesisë dhe seancës plenare,
• përkujdesjen e punëve administrative që i adresohen sekretarit;
• shumëzimin e materialeve dhe dokumenteve të ndryshme,
• mbajtjen shënimeve të zyrës dhe dosjet e referimit për çështje të ndryshme,
• përgatitjen e dokumenteve për punën e zyrës,
• kryerjen edhe të punëve tjera lidhur me fushëveprimin e zyrës.
Kualifikimet dhe përvoja:
- shkolla e larte ose e mesme administrative me përvojë relevante,
- njohuri të plotë të procedurave të administratës dhe sekretarisë së zyrës;
- njohuri të punës me kompjuterit si Word, DMS si dhe programet e tjera. - aftësi për të hartuar informatë, njoftime, ftesa
, shkresa dhe korrespondencë tjetër,
Shkathtësitë:
- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhët zyrtare,
- njohja e gjuhës angleze është përparësi.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret edhe kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës është zbatuar në strukturën e kuadrove të administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’u nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga faqja e internetit e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org) ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (rr. “Nëna Terezë ”, p.n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, për specializimin, për kurset e ndjekura, për përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (rruga ``Nëna Terezë`` p.n.) ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr .N -217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 19 janar, deri më 26 janar 2011, deri në orën 16:00.