Vende të lira pune

Për plotësimin e vendeve të punës

Dokumenti i Aplikimit

Pozita: Zyrtar i fushës për ekonomi dhe financa në Komisionin për Buxhet e Financa

Shkalla: D -7

Numri i kryesve: një (1)

Angazhimi: i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh Mbikëqyrësi: Koordinatori i komisionit



Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Komisionit, zyrtari i fushës është përgjegjës për:

• të shërbyer si zyrtar i fushës/lëmit të ekonomisë dhe të financave, në mbështetje të Komisionit,

• ofrimin e mbështetjes në dhënien e këshillave profesionale dhe të tjera, me gojë dhe me shkrim, për Komisionin,

• t’i ndihmuar koordinatorin në këshillimin dhe në asistimin e drejtpërdrejtë për kryetarin/kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit në hartimin e projektligjit dhe të amendamenteve në projektligj,

• përgatitjen e draftit të raportit preliminar për projektligj në bashkëpunim me Divizionin për Standardizim dhe Harmonizim Ligjor,

• ofrimin e mbështetjes në përpilim dhe në shtypjen e ftesave, të raporteve, të procesverbaleve, të dokumenteve informative dhe të shkresave të komisioneve,

• krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, të listave të kontaktit dhe të regjistrave të komisioneve,

• pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës dhe ia bashkëngjit kësaj informacionin e nevojshëm përkatës,

• kryerjen edhe të punëve tjera lidhur me fushëveprimin e Komisionit.



Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti në lëmin ekonomisë/master,

- Së paku 2 vjet përvojë profesionale në legjislacionin e fushës së ekonomisë dhe të financave në administratën shtetërore, me nivel dhe me përgjegjësi të lartë, duke e përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave ekonomiko-financiare.



Shkathtësitë: - shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,

- aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize,

- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim,

- aftësi për të punuar në baza politike, tërësisht neutrale dhe të paanshme,

- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,

- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.



Pozita: Zyrtar i fushës për ekonomi dhe financa në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Shkalla: D -7

Numri i kryesve: një (1)

Angazhimi: i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh Mbikëqyrësi: Koordinatori i Komisionit



Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Komisionit, zyrtari i fushës është përgjegjës për:

• të shërbyer si zyrtar i fushës/lëmit të ekonomisë dhe të financave publike, në mbështetje të Komisionit,

• ofrimin e mbështetjes në dhënien e këshillave profesionale dhe të tjera, me gojë dhe me shkrim, për Komisionin,

• t’i ndihmuar koordinatorin në këshillimin dhe në asistimin e drejtpërdrejtë për kryetarin/kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit në hartimin e projektligjit dhe të amendamenteve në projektligj,

• përgatitjen e draftit të raportit preliminar për projektligj në bashkëpunim me Divizionin për Standardizim dhe Harmonizim Ligjor,

• ofrimin e mbështetjes në përpilim dhe në shtypjen e ftesave, të raporteve, të procesverbaleve, të dokumenteve informative dhe të shkresave të komisioneve,

• krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, të listave të kontaktit dhe të regjistrave të komisioneve,

• pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës dhe i bashkëngjit kësaj informacionin e nevojshëm përkatës,

• kryerjen edhe të punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Komisionit.



Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti në lëmin ekonomisë/master,

- Së paku 2 vjet përvojë profesionale në fushën e auditimit ose në fushën e ekonomisë dhe të financave në administratën shtetërore, me nivel dhe me përgjegjësi të lartë, duke e përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave ekonomiko-financiare.



Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,

- aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyrë të logjikshme, të qartë dhe koncize,

- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim,

- aftësi për të punuar në baza politike, tërësisht neutrale dhe të paanshme,

- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,

- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.



Pozita: Zyrtar i fushës për integrime evropiane në Komisionin për Integrime Evropiane

Shkalla: D -7

Numri i kryesve: Një (1)

Angazhimi: i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh Mbikëqyrësi: Koordinatori i Komisionit



Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Komisionit, zyrtari i fushës është përgjegjës për:

• të shërbyer si zyrtar i fushës/lëmit të integrimeve evropiane, në mbështetje të Komisionit,

• ofrimin e mbështetjes në dhënien e këshillave profesionale dhe të tjera, me gojë dhe me shkrim, për Komisionin,

• t’i ndihmuar koordinatorin në këshillimin dhe në asistimin e drejtpërdrejtë për kryetarin/kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit në hartimin e projektligjit dhe të amendamenteve në projektligj,

• përgatitjen e draftit të raportit preliminar për projektligj, në bashkëpunim me Divizionin për Standardizim dhe Harmonizim Ligjor,

• ofrimin e mbështetjes në përpilim dhe në shtypjen e ftesave, të raporteve, të procesverbaleve, të dokumenteve informative dhe të shkresave të komisioneve,

• krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, të listave të kontaktit dhe të regjistrave të komisioneve,

• pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës dhe ia bashkëngjit kësaj informacionin e nevojshëm përkatës,

• kryerjen edhe të punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Komisionit.



Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë, të administratës publike/master,

- Së paku 2 vjet përvojë profesionale në legjislacionin e fushës për integrime evropiane, me nivel dhe me përgjegjësi të lartë, eksperiencë në punët ligjore, duke e përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave juridike në lëmin e integrimeve evropiane.





Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,

- aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize,

- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim,

- aftësi për të punuar në baza politike, tërësisht neutrale dhe të paanshme,

- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,

- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.



Pozita: Zyrtar i fushës për marrëdhënie ndërkombëtare në Komisionin për Punë të Jashtme

Shkalla: D -7

Numri i kryesve: një (1)

Angazhimi: i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh

Mbikëqyrësi: Koordinatori i Komisionit





Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Komisionit, zyrtari i fushës është përgjegjës për:

• të shërbyer si zyrtar i fushës/lëmit të marrëdhënieve ndërkombëtare, në mbështetje të Komisionit,

• ofrimin e mbështetjes në dhënien e këshillave profesionale dhe të tjera, me gojë dhe me shkrim, për Komisionin,

• t’i ndihmuar koordinatorin në këshillimin dhe në asistimin e drejtpërdrejtë për kryetarin/kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit në hartimin e projektligjit dhe të amendamenteve në projektligj,

• përgatitjen e draftit të raportit preliminar për projektligj në bashkëpunim me Divizionin për Standardizim dhe Harmonizim ligjor,

• ofrimin e mbështetjes në përpilim dhe shtypjen e ftesave, të raporteve, të procesverbaleve, të dokumenteve informative dhe të shkresave të komisioneve,

• krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, të listave të kontaktit dhe të regjistrave të komisioneve,

• pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës dhe ia bashkëngjit kësaj informacionin e nevojshëm përkatës,

• kryerjen edhe të punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Komisionit.



Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë, të administratës publike/master për marrëdhënie ndërkombëtare,

- Së paku 2 vjet përvojë profesionale në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, me nivel dhe me përgjegjësi të lartë, duke e përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave juridike në lëmin e marrëdhënieve ndërkombëtare.



Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,

- aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize,

- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim,

- aftësi për të punuar në baza politike, tërësisht neutrale dhe të paanshme,

- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,

- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.



Pozita: Zyrtar i fushës teknike në Komisionin për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion

Shkalla: D -7

Numri i kryesve: një (1)

Angazhimi: i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh

Mbikëqyrësi: Koordinatori i Komisionit



Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Komisionit, zyrtari i fushës është përgjegjës për:



• të shërbyer si zyrtar i fushës/lëmit të energjetikës, në mbështetje të Komisionit,

• ofrimin e mbështetjes në dhënien e këshillave profesionale dhe të tjera, me gojë dhe me shkrim, për Komisionin,

• t’i ndihmuar koordinatorin në këshillimin dhe në asistimin e drejtpërdrejtë për kryetarin/kryesuesin dhe anëtarët e komisionit në hartimin e projektligjit dhe amendamenteve në projektligj,

• përgatitjen e draftit të raportit preliminar për projektligj, në bashkëpunim me Divizionin për Standardizim dhe Harmonizim ligjor,

• ofrimin e mbështetjes në përpilim dhe në shtypjen e ftesave, të raporteve, të procesverbaleve, të dokumenteve informative dhe të shkresave të komisioneve,

• krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, të listave të kontaktit dhe të regjistrave të komisioneve,

• pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës dhe ia bashkëngjit kësaj informacionin e nevojshëm përkatës,

• kryerjen edhe të punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Komisionit.



Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti në lëmin e teknikes/master,

- Së paku 2 vjet përvojë profesionale në legjislacionin e fushës së energjetikës në administratën shtetërore, me nivel dhe me përgjegjësi të lartë, duke e përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave nga lëmi i energjetikës.



Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,

- aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize,

- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim,

- aftësi për të punuar në baza politike, tërësisht neutrale dhe të paanshme,

- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,

- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.



Pozita: Zyrtar i fushës për mjedis në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe për Mjedis e Planifikim Hapësinor

Shkalla: D -7

Numri i kryesve: një (1)

Angazhimi: i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh

Mbikëqyrësi: Koordinatori i Komisionit



Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Komisionit, zyrtari i fushës është përgjegjës për:

• të shërbyer si zyrtar i fushës/lëmit të mjedisit, në mbështetje të Komisionit,

• ofrimin e mbështetjes në dhënien e këshillave profesionale dhe të tjera, me gojë dhe me shkrim, për Komisionin,

• t’i ndihmuar koordinatorin në këshillimin dhe në asistimin e drejtpërdrejtë për kryetarin/kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit në hartimin e projektligjit dhe të amendamenteve në projektligj,

• përgatitjen e draftit të raportit preliminar për projektligj, në bashkëpunim me Divizionin për Standardizim dhe Harmonizim Ligjor,

• ofrimin e mbështetjes ne përpilim dhe shtypjen e ftesave, të raporteve, të procesverbaleve, të dokumenteve informative dhe të shkresave të komisioneve,

• krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, të listave të kontaktit dhe të regjistrave të komisioneve,

• pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës dhe ia bashkëngjit kësaj informacionin e nevojshëm përkatës,

• kryerjen edhe të punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e komisionit.



Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë/shkencave natyrore/master,

- Së paku 2 vjet përvojë profesionale në legjislacionin e fushës se mjedisit, me nivel dhe me përgjegjësi të lartë, eksperiencë në punët ligjore dhe të procedurave parlamentare, duke e përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave juridike, në lëmin e mjedisit.



Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,

- aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize,

- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim,

- aftësi për të punuar në baza politike, tërësisht neutrale dhe të paanshme,

- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,

- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.



Pozita: Zyrtar i fushës për arsim në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport

Shkalla: D -7

Numri i kryesve: një (1)

Angazhimi: i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh

Mbikëqyrësi: Koordinatori i Komisionit



Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Komisionit, zyrtari i fushës është përgjegjës për:

• të shërbyer si zyrtar i fushës/lëmit të arsimit, të shkencës dhe të kulturës, në mbështetje të Komisionit,

• ofrimin e mbështetjes në dhënien e këshillave profesionale dhe të tjera, me gojë dhe me shkrim, për Komisionin,

• t’i ndihmuar koordinatorin në këshillimin dhe në asistimin e drejtpërdrejtë për kryetarin/kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit në hartimin e projektligjit dhe të amendamenteve në projektligj,

• përgatitjen e draftit të raportit preliminar për projektligj në bashkëpunim me Divizionin për Standardizim dhe Harmonizim Ligjor,

• ofrimin e mbështetjes në përpilim dhe në shtypjen e ftesave, të raporteve, të procesverbaleve, të dokumenteve informative dhe të shkresave të komisioneve,

• krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, të listave të kontaktit dhe të regjistrave të komisioneve,

• pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës dhe ia bashkëngjit kësaj informacionin e nevojshëm përkatës,

• kryerjen edhe të punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Komisionit.



Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti në lëmin e shkencave shoqërorë/master,

- Së paku 2 vjet përvojë profesionale në legjislacionin e fushës së arsimit, me nivel dhe me përgjegjësi të lartë, duke e përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave juridike, eksperiencë në punët ligjore dhe të procedurave parlamentare.



Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,

- aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize,

- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim,

- aftësi për të punuar në baza politike, tërësisht neutrale dhe të paanshme,

- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,

- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.



Pozita: Zyrtar i fushës për shëndetësi në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

Shkalla: D -7

Numri i kryesve: një (1)

Angazhimi: i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh

Mbikëqyrësi: Koordinatori i Komisionit



Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Komisionit, zyrtari i fushës është përgjegjës për:

• të shërbyer si zyrtar i fushës/lëmit të shëndetësisë, të punës dhe të mirëqenies sociale, në mbështetje të Komisionit,

• ofrimin e mbështetjes në dhënien e këshillave profesionale dhe të tjera, me gojë dhe me shkrim, për koordinatorin e Komisionit,

• t’i ndihmuar koordinatorin në këshillimin dhe në asistimin e drejtpërdrejtë për kryetarin/kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit në hartimin e projektligjit dhe të amendamenteve në projektligj,

• përgatitjen e draftit të raportit preliminar për projektligj në bashkëpunim me Divizionin për Standardizim dhe Harmonizim Ligjor,

• ofrimin e mbështetjes në përpilim dhe në shtypjen e ftesave, të raporteve, të procesverbaleve, të dokumenteve informative dhe të shkresave të komisioneve,

• krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, të listave të kontaktit dhe të regjistrave të komisioneve,

• pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës dhe ia bashkëngjit kësaj informacionin e nevojshëm përkatës,

• kryerjen edhe të punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Komisionit.



Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti/master,

- Së paku 2 vjet përvojë profesionale në legjislacionin e fushës së shëndetësisë, të punës dhe të mirëqenies sociale, me nivel dhe me përgjegjësi të lartë, duke e përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave juridike, eksperiencë në punët ligjore dhe të procedurave parlamentare.



Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,

- aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize,

- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim,

- aftësi për të punuar në baza politike, tërësisht neutrale dhe të paanshme,

- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,

- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.





Pozita: Zyrtar i fushës për siguri në Komisionin për

Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Shkalla: D -7

Numri i kryesve: Një (1)

Angazhimi: i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh

Mbikëqyrësi: Koordinatori i Komisionit



Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të komisionit, zyrtari i fushës është përgjegjës për:

• të shërbyer si zyrtar i fushës/lëmit së caktuar në mbështetje të Komisionit,

• ofrimin e mbështetjes ne dhënien e këshillave profesionale dhe të tjera, me gojë dhe me shkrim për Komisionin,

• t’i ndihmuar koordinatorin në këshillimin dhe në asistimin e drejtpërdrejtë për kryetarin/kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit në hartimin e projektligjit dhe të amendamenteve në projektligj,

• përgatitjen e draftit të raportit preliminar për projektligj në bashkëpunim me Divizionin për Standardizim dhe Harmonizim Ligjor,

• ofrimin e mbështetjes në përpilim dhe në shtypjen e ftesave, të raporteve, të procesverbaleve, të dokumenteve informative dhe të shkresave të komisioneve,

• krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, të listave të kontaktit dhe të regjistrave të komisioneve,

• pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës dhe ia bashkëngjit kësaj informacionin e nevojshëm përkatës,

• kryerjen edhe të punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Komisionit.



Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti/master,

- Së paku 2 vjet përvojë profesionale në legjislacionin e fushës së sigurisë, me nivel dhe me përgjegjësi të lartë, duke e përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave juridike, eksperiencë në punët ligjore dhe të procedurave parlamentare.



Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,

- aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize,

- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim.

- aftësi për të punuar në baza politike, tërësisht neutrale dhe të paanshme,

- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,

- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.



Pozita: Zyrtar ligjor

Shkalla: D – 7

Numri i kryesve: një (1)

Angazhimi: i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh

Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i Divizionit për Çështje Plenare dhe Procedurale



Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të Divizionit, zyrtari i lartë ligjor është përgjegjës për:

• përkujdesjen e mirëmbajtjes së librit të regjistrimit, të regjistrit elektronik për evidentimin e saktë të pranimit dhe të shpërndarjes së projektligjeve, të amendamenteve të propozuara për projektligje, të ligjeve, të rregulloreve, të dokumenteve të komisioneve parlamentare të Kuvendit, duke i përfshirë procesverbalet dhe raportet, mocionet, pyetjet parlamentare dhe për letërkëmbimin dhe materialet e tjera për Kuvendin dhe organet e tij,

• dhënien e këshillave juridike e procedurale me gojë dhe me shkrim për çështjet që trajtohen në Kryesi dhe në seancë plenare,

• përgatitjen e ftesave dhe propozimin e rendit të ditës për mbledhjet e Kryesisë dhe të seancës plenare,

• hartimin e procesverbalit për mbledhjen të Kryesisë dhe të procesverbalit për seancë plenare,

• përgatitjen e draftskenarit për mbledhjet e Kryesisë dhe të seancës plenare,

• përgatitjen dhe azhurnimin e kalendarit dyjavor të punës së Kuvendit,

• kryerjen edhe të punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Divizionit.



Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë – jurist i diplomuar/master i drejtësisë,

- Përvojë profesionale së paku 3 vjet në legjislacion, në hartim të ligjeve, të këshillave juridike,

- përvojë në punët ligjore dhe në procedurat parlamentare.



Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,

- aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize,

- nivel të lartë personal dhe profesional të integritetit,

- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim,

- aftësi për të punuar në baza politike, tërësisht neutrale dhe të paanshme,

- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,

- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.



Pozita: Zyrtar i lartë për legjislacion

Shkalla: C – 8

Numri i kryesve: dy (2)

Angazhimi: i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i Divizionit



Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të Divizionit, zyrtari i lartë për legjislacion është përgjegjës për:

• hartimin e raportit preliminar për përafrimin e legjislacionit me “Acquis communautaire” dhe me standardet ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë, për të gjitha projektligjet e propozuara dhe për amendamentet e parashtruara nga komisionet parlamentare për shqyrtim në Kuvend,

• përgatitjen e raportit preliminar për projektligj në bashkëpunimin të ngushtë me koordinatorin e njësisë për mbështetje të komisionit funksional,

• ofrimin e mbështetjes për hartim të legjislacionit dhe për hartimin e amendamenteve përmes rekomandimeve të dhëna në raportin preliminar,

• zhvillimin e bashkëveprimeve me Zyrën Ligjore të Qeverisë, me qëllim që të përmirësohet cilësia e projektligjeve të parashtruara,

• pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve për të ofruar këshilla ligjore lidhur me raportin preliminar ose me amendamentet e propozuara,

• sigurimin e saktësisë së harmonizimit të tekstit final të ligjit, duke e përfshire standardizimin formalo-juridik dhe gjuhësor dhe për përfshirjen e të gjitha amendamenteve, që miratohen në seancë plenare, si dhe siguron/kontrollon që teksti i ligjit të jetë i formatizuar në të tri gjuhët,

• koordinimin e partnerëve në mbështetje të Kuvendit, koordinimin e Planit të Veprimit për Partneritet Evropian, bashkëpunimin me organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare në procesin e integrimeve evropiane, bashkëpunimin me Agjencinë për Zhvillim, Koordinim dhe Integrim Evropian,

• ofrimin e mbështetjes në përcjelljen e proceseve të integrimeve evropiane,

• ofrimin e opinioneve dhe të analizave juridike me kërkesë të organeve të Kuvendit,

• kryerjen e punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Divizionit.



Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë – jurist i diplomuar/titulli shkencor në të Drejtën evropiane,

- Përvojë profesionale së paku 3 vjet në punët legjislative në institucione me nivel dhe me përgjegjësi të lartë, duke e përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave juridike,

- eksperiencë në punët ligjore dhe të procedurave parlamentare.



Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,

- aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize,

- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim,

- aftësi për të punuar në baza politike, tërësisht neutrale dhe të paanshme,

- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,

- njohja e gjuhës angleze dhe e gjuhëve të tjera është e domosdoshme.



Pozita: Zyrtar për partneritet evropian

Shkalla: D - 7

Numri i kryerësve: një (1)

Angazhimi: i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh

Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i Divizionit



Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të Divizionit, zyrtari për partneritet evropian është përgjegjës për:

• koordinimin e Planit të Veprimit për Partneritet Evropian, si dhe për hartimin e veprimeve të reja në kuadër të PVPE-së,

• bashkëpunimin me organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare në procesin e integrimeve evropiane,

• bashkëpunimin me Agjencinë për Zhvillim, Koordinim dhe Integrim Evropian,

• koordinimin, planifikimin dhe programimin e të gjithë e partnerëve në mbështetje të Kuvendit, programin e IPA-s, TAIEX-it etj,

• ofrimin e mbështetjes në përcjelljen e proceseve të integrimeve evropiane,

• ofrimin e opinioneve, të analizave dhe të këshillave juridike për proceset e integrimeve evropiane,

• koordinimin dhe hartimin e politikave strategjike dhe të udhëzimeve të përgjithshme, si dhe shpërndarjen e informacioneve relevante në lidhje me gjithë procesin e IE-së,

• themelimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave në lidhje me gjithë procesin e IE-së,

• kryerjen edhe të punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Divizionit.



Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë – jurist i diplomuar/titull shkencor në të Drejtën evropiane,

- Përvojë profesionale së paku 3 vjet në punët legjislative në institucione me nivel dhe me përgjegjësi të lartë, duke e përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave juridike,

- eksperiencë në punët ligjore dhe të procedurave parlamentare.



Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme.

- aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyrë të logjikshme, të qartë dhe koncize,

- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim,

- aftësi për të punuar në baza politike, tërësisht neutrale dhe të paanshme.

- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,

- njohja e gjuhës angleze dhe e gjuhëve të tjera është e domosdoshme.







INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT



Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret edhe kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës është zbatuar në strukturën e kuadrove të administratës së Kuvendit.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’u nënshtrohen testimit dhe intervistimit.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.





PROCEDURA E KONKURRIMIT

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga faqja e internetit e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org) ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (rr. “Nëna Terezë ”, p.n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, për specializimin, për kurset e ndjekura, për përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.

Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (rruga ``Nëna Terezë`` p.n.) ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr .N -217, kati II.

Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.

Afati për konkurrim është prej 24 mars, deri më 7 prill 2010, deri në orën 16:00.