Vende të lira pune

Lektor (për shqip dhe serbisht ) (AK/DA/01/09)

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Kosovës shpall KONKURS:

  • Numri i pozitave:1 (një)
  • Angazhimi:i përhershëm, me kohë provuese prej 12  muajsh    
  • Shkalla:D / 7

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të Seksionit të Gjuhësisë, lektori në gjuhët shqip-serbisht dhe anasjelltas, është përgjegjës:
  • Lekturon dokumentet e përkthyera në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe, që  përgatiten nga grupi për përkthim i Seksionit të Gjuhësisë, në mënyrë që të  nxirren përkthimet përfundimtare të lekturuara.
  • Lektura e teksteve të përkthyera në Seksion, që përfshin një varg të gjerë temash, me të cilat merret Kuvendi, siç janë ligjet dhe një numër i madh  i dokumenteve, që  nxirren nga komisionet e Kuvendit.
  • Ofrimi i ndihmës gjatë zgjedhjes, përpilimit dhe mirëmbajtjes së bazës së të dhënave të terminologjisë, që  e shfrytëzon grupi i përkthyesve

Kualifikimi i kërkuar:

Diplomë universiteti në fushën e gjuhës dhe të letërsisë.

Përvoja:

T’i ketë tre (3)vjet përvojë pune në lekturim.

Aftësi gjuhësore:

Të flasë dhe të shkruajë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe gjuhën serbe.

Aftësi të tjera: 

  • Ta kuptojë mirë ndjenjën e përgjegjësisë dhe të organizimit.
  • Aftësi të punojë nën presion.
  • Aftësi të punojë në baza paanësie dhe të neutralitetit të plotë politik.
  • Njohuri të mira për punë me kompjuter, në MS Word dhe MS Excel.