Vende të lira pune
Zyrtar i lartë për marrëdhënie me publikun (DMMP/ /01/09)
Kuvendi i kosovËs shpall konkurs:
Zyrtar i lartë për marrëdhënie me publikun (DMMP/ /01/09)
- Numri i pozitave:1 (një)
- Angazhimi:i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
- Shkalla:C / 8
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- U përgjigjet letrave të qytetarëve që i drejtohen Kuvendit të Kosovës,
- I pret dhe i shoqëron grupet e vizitorëve në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, si dhe u jep sqarime për punën e Kuvendit, për strukturën dhe funksionimin e tij.
- Organizon ekspozita të ndryshme (artistike, historike, tematike etj.) në ndërtesën e Kuvendit, si dhe ekspozita të Kuvendit në vendbanime të ndryshme të Kosovës.
- Kryen edhe detyra të tjera, të cilat ia ngarkon përgjegjësi i Divizionit.
Kualifikimet e kërkuara:
Diploma e fakultetit të shkencave shoqërore
Njohuri të programeve të kompjuterit: Windows, Excel dhe Word.
Njohuri të programeve të kompjuterit: Windows, Excel dhe Word.
Përvoja:
T’i ketë tre (3) vjet përvojë në punët e komunikimit me publikun ose në gazetari.Aftësi gjuhësore:
Njohja e gjuhës shqipe dhe e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi