Vende të lira pune

Përkthyes - interpret (shqip-anglisht dhe anasjelltas) (AK/03/07)

Dokumenti i Aplikimit

  • Numri i pozitave:        1 (një)
  • Angazhimi:            i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
  • Shkalla/niveli:        C / 8

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kandidati duhet të përkthejë saktë e në mënyrë besnike materiale në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze, veçanërisht projektligje, ligje dhe akte të tjera, si dhe të bëjë përkthim simultan në komisione, takime e tj.
  • Të përkthejë dokumente me rëndësi nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas, dokumente të tjera që nuk kanë rëndësi të veçantë dhe t’i dërgojë për lekturë.
  • Duhet të jetë shembull i përkushtuar për paanësi etnike në vendin e punës dhe vazhdimisht t’i përsosë njohuritë e veta gjuhësore.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Fakulteti i filologjisë – Gjuhë dhe letërsi angleze, ndonjë fakultet tjetër përkatës, shkolla e lartë  dhe përvojë të dëshmuar profesionale.
  • Të ketë përvojë në përkthimin e materialeve dhe në përkthimin konsekutiv dhe simultan, njohuri për përdorimin e kompjuterit në procesin e WORD-it.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’u nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga faqja e internetit e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org) ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë”, p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë do të konsiderohet i pavlefshëm.Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë", p.n.) ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr. N - 217, kati II.

Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.

Afati për konkurrim është prej 3 dhjetor, deri më  17 dhjetor  2008, deri në orën 16:00.