Vende të lira pune

Zyrtar i lartë për legjislacion (DLS/03/08/)

Dokumenti i Aplikimit

  • Numri i pozitave:    1 (një)
  • Angazhimi:            i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
  • Shkalla/niveli:      B/C / 8.5
Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e përgjithshme administrative të udhëheqësit të Divizionit për Legjislacion, Hulumtim dhe Bibliotekë, zyrtari i lartë për legjislacion do të shërbejë si zyrtar profesional ligjor në Kuvendin e Kosovës. Zyrtari i lartë për legjislacion do të ketë detyra dhe përgjegjësi lidhur me aktivitetet ligjore të njësisë të sapo themeluar - Njësia për Hulumtim, Harmonizim dhe Draftim Legjislativ dhe do të ketë bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Njësinë për Standardizim dhe Njësinë për Mbështetje të Komisioneve Parlamentare.

Ndër të tjera ai është përgjegjës për:

  • Hartimin e shënimit preliminar formalo-juridik për çdo projektligj të parashtruar nga Qeveria ose nga Kuvendi; ky shënim duhet t’i trajtojë të gjitha aspektet ligjore të harmonizimit të legjislacionit me acquis communautaire dhe të përshtatjes së tij me standardet ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë.
  • Kur është e nevojshme duhet të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve me këshilla juridike dhe u përgjigjet pyetjeve lidhur me pajtueshmërinë me acquis communautaire dhe me standardet ndërkombëtare të një projektligji.
  • Zhvendos propozimet teknike dhe juridike të përfshira në shënimin preliminar në amendamente; mbështet stafin në shërbim të komisioneve për hartimin e amendamenteve dhe/ose harton amendamente.
  • Propozon korrigjime formale-juridike për amendamentet e mbështetura nga komisioni dhe e vazhdon punën edhe me kontrollin final të tekstit pas votimit të tij në seancë plenare, duke u bazuar në pajtueshmërinë e projektligjit me acquis communautaire dhe me standardet ndërkombëtare që zbatohen në Kosovë.
  • Dhënien e këshillave sekretarit, kryetarit dhe organeve të tjera të Kuvendit për cilëndo çështje ligjore.

Kualifikimet e kërkuara:

Arsimimi: Ta ketë të kryer fakultetin juridik. Titull shkencor në të drejtën evropiane ose ndërkombëtare nga një universitet i njohur do të konsiderohet përparësi.

Përvoja:

T’i ketë  tre (3) vjet përvojë profesionale në punë ligjore. Përvoja në hartim të ligjit konsiderohet përparësi.

Aftësia gjuhësore:

Të flasë dhe të shkruajë rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, si dhe aftësi të mira hartimi.

Aftësi të tjera:

  • Zyrtari duhet të jetë i hapur, të ketë mendim kreativ dhe të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë, aftësi për të hartuar dokumente, posaçërisht dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize.
  • Aftësi për përdorimin e kompjuterit: Word, Excel etj.


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’u nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga faqja e internetit e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org) ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë”, p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë do të konsiderohet i pavlefshëm.Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë", p.n.) ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr. N - 217, kati II.

Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.

Afati për konkurrim është prej 3 dhjetor, deri më  17 dhjetor  2008, deri në orën 16:00.