Vende të lira pune

NJOFTIM PËR ANULIM

Në lidhje me zhvillimin e procedurës së rekrutimit, të shpallur nga Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me datë 23 tetor 2018, për pozitën Zyrtar i lartë për harmonizim gjuhësor për gjuhën serbe, Referencë: DSHJPL -KRK/916, një (1) kryerës, ju njoftojmë se Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil (KPSHC), në pajtim me Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, neni 29, pika 1, i ka rekomanduar Drejtorisë së Personelit që të anulohet dhe rishpallet, konkursi për këtë pozitë. E njëjta do të publikohet-rishpallet në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me Rregullore.