Vende të lira pune

SHPALLJE PËR AVANCIM

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin Nr. 03/L-149), Rregulloren Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe Rregulloren Nr.21/2012 për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civil, Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës - Drejtoria e Personelit publikon:

SHPALLJE

PËR AVANCIM


Për plotësimin e pozitës:


1.Pozita: Përkthyes II nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas
Koeficienti : C/D-7.5
Kategoria Funksionale : NP-2
Grada : 9
Lloji i Pozitës: E karrierës, orari i plotë
Referenca : DSHGJ -KRK/803
Numri i kryerësve: 1 (një)
Mbikëqyrësi: Përkthyesi- Koordinatori i Njësisë


Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e Përkthyesit - Koordinatorit të Njësisë, përkthyesi është përgjegjës për:
• Përkthen e tekstet ligjore dhe aktet tjera të Kuvendit nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas.
• Sipas kërkesës, përkthen shkresat, kërkesat publike dhe parashtresat që i drejtohen Kryesisë dhe komisioneve funksionale të Kuvendit për nevoja të Kryesisë dhe të komisioneve përkatëse.
• Bënë përkthimin simultan e konsekutiv të mbledhjeve të komisioneve, nënkomisioneve dhe grupeve punuese të trupave të Kuvendit.
• Sipas rastit, me kërkesë të drejtorit të Drejtorisë, bënë përkthim simultan dhe konsekutiv në konferenca, takime dhe grupe punuese.
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit

 

Kualifikimi dhe përvoja:

• Diplomë fakulteti ose shkolla e mesme.
• Së paku 3 vjet përvojë pune në fushën e përkthimeve.

Shkathtësitë:

- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme.
- aftësi për të përkthyer dokumente në mënyre të profesionale, të qartë dhe koncize,
- gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike.



INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës ofron mundësi të barabarta për avancim dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e punësimit, si e drejtë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (http://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në Drejtorinë e Personelit, zyra N-217, kati i II-të. Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, për specializimin, për kurset e ndjekura, për përvojën e punës, kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në Drejtorinë e Personelit, zyra N -217, kati i II-të, ose i skenuar, në email adresën: personeli.krk@assembly-kosova.org.
Për informata shtesë mund të telefononi në këta numra të telefonit: 10-494 dhe 10-490.

Afati për konkurrim është prej datës 22 maj 2018 e deri më datën 29 maj 2018, në orën 16:00.