Vende të lira pune
K O N K U R S - Për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit
Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:
K O N K U R S
Për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit
Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, sipas Ligjit nr. 05/L -042 për Rregullimin e shërbimeve të ujit, është Autoritet i pavarur, përgjegjës për rregullimin e veprimtarive të ofruesve të shërbimit në Kosovë. Autoriteti e ka drejtorin, zëvendësdrejtorin, kuadrin profesional dhe nëpunësit.
Mandati i zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit
Zëvendësdrejtori i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,zgjidhet për një afat 5 (pesë) vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe për një mandat.
Kandidatët për zëvendësdrejtor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit duhet t'i plotësojë këto kushte:
• të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
• të ketë diplomë universiteti 4 (katër) vjeçar ose master;
• të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, mbi 6 (gjashtë) muaj burgim;
• të ketë integritet të lartë moral;
• të ketë së paku 3 (tre) vjet përvojë pune në menaxhim.
Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
• Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
• Letra motivuese;
• Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
• Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
• Dëshmia për përvojën e punës;
• Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen, jo më vonë se deri më 30.08.2016, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë, në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217); me fax: 038 /211-183.
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë,rr. "Nëna Terezë", pa nr. ose forma elektronike:faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune, deri në orën 16:00, në
numrat e telefonit: 038/ 211-648 dhe +377 (0) 44 147-264.