Vende të lira pune
Konkurs
Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:
K O N K U R S
Për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për shërbimet e ujit
Autoriteti rregullator për shërbimet e ujit sipas Ligjit nr. 05/L -042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit është Autoritet i pavarur, përgjegjës për rregullimin e veprimtarive të ofruesve të shërbimit në Kosovë. Autoriteti e ka drejtorin, zëvendësdrejtorin, kuadrin profesional dhe nëpunësit.
Mandati i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për shërbimet e ujit
Drejtori dhe zëvendësdrejtori i Autoritetit Rregullator për shërbimet e ujit zgjidhen për një afat 5 (pesë) vjeçar me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe për një mandat.
Përgjegjësitë dhe kompetencat e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për shërbimet e ujit:
1. Drejtori i Autoritetit është përgjegjës për:
1.1. Administrimin dhe menaxhimin e Autoritetit;
1.2. Organizimin dhe punësimin e personelit, nxjerrjen e udhëzimeve administrative dhe marrjen e vendimeve për çështjet që u përkasin funksioneve të Autoritetit;
1.3. Menaxhimin efektiv dhe efikas të resurseve që i janë besuar Autoritetit;
1.4. Menaxhimin e buxhetit të Autoritetit dhe për mënyrën e shpenzimit të tij;
1.5. Përfaqësimin e Autoritetit Brenda dhe jashtë vendit;
1.6. Lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare në pajtim me ligjet në fuqi;
1.7. Angazhimin e ekspertëve jashtë Autoritetit;
2. Drejtori i Autoritetit ushtron edhe detyra tjera të përcaktuara me këtë ligj.
3. Në mungesë të drejtorit, Autoriteti udhëhiqet nga zëvendësdrejtori.
Kandidatët për drejtor dhe zëvendësdrejtor të Autoritetit Rregullator për shërbimet e ujit duhet t'I plotësojë këto kushte:
• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
• Të ketë diplomë universiteti 4 (katër) vjeçar ose master;
• Të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, mbi 6 (gjashtë) muaj burgim;
• Të ketë integritet të lartë moral;
• Të ketë së paku 3 (tre) vjet përvojë pune menaxheriale;
• Të mos ushtrojnë veprimtari politike,
• Gjatë mandatit të mos ushtrojë detyra tjera publike , për të cilat shpërblehet me pagesë.
Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten këto dokumente:
• Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
• Letra motivuese;
• Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
• Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
• Dëshmia për përvojën e punës;
• Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 29.02.2016, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "NënaTerezë" pa nr, Drejtoria e Personelit, Zyra N-217); me fax: 038 /211-183.
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. "NënaTerezë" pa nr., ose forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune, deri në orën 16:00, në
numrat e telefonit: 038/ 211-648 dhe +377 (0) 44 147-264