Vende të lira pune

KONKURS

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit shpall:


KONKURS

Për plotësimin e këtyre pozitave:

1. Pozita: Lektor për gjuhën serbe
Referenca : DSHGJ-01/1-16
Koeficienti : C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 2(dy)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë


Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë, lektori është përgjegjës për:
• Lekturën e teksteve ligjore dhe akteve të tjera të Kuvendit në gjuhën serbe;
• lekturën e amendamenteve, kërkesave publike dhe shkresave të tjera për Kuvendin dhe organet e tij;
• lekturën e teksteve të përkthyera nga gjuha shqipe, angleze dhe turke në gjuhën serbe;
• lekturën e teksteve të spastruara ligjore në gjuhën serbe, të cilat i miraton Kuvendi;
• strukturën sintaksore dhe nivelin gjuhësor të teksteve ligjore dhe të amendamenteve që i miraton Kuvendi në gjuhë serbe;
• kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.


Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës dhe letërsisë serbe;
- Përvojë profesionale së paku 3 vjet, përvojë profesionale në punët e lekturës, korrekturës dhe përkthimit të legjislacionit në institucione.


Shkathtësitë:

- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme;
- njohuri të shkëlqyeshme drejtshkrimore dhe sintaksore të gjuhës serbe,
- aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik;
- aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre profesionale, të qartë dhe të saktë;
- aftësi për të punuar në baza tërësisht të paanshme politike dhe njohuri të mira pune me programet kompjuterike.

 

2. Pozita: Lektor
Referenca : DÇLP- 01/1-16
Koeficienti : C/8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1 (një )
Mbikëqyrësi: Koordinatori i njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të njësisë, lektori, është përgjegjës për:
• kryerjen e detyrave në përputhje me standardet profesionale;
• lekturën e transkriptit të seancës plenare;
• lekturën e procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë dhe të seancës plenare;
• lekturën e rendit të ditës të seancës plenare dhe të mbledhjes së Kryesisë;
• lekturën e materialeve të tjera, me kërkesë të mbikëqyrësit, për nevojat e Drejtorisë;
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
.
Kualifikimi dhe përvoja:


- Diplomë fakulteti/ master në lëmin e gjuhës dhe letërsisë shqipe;
- Përvojë profesionale së paku 3 vjet në lekturë dhe përkthim të legjislacionit në
institucione.

Shkathtësitë:


- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të lekturimit të dokumenteve të Kuvendit;
- aftësi për të përkthyer dokumente, në përputhje me standardet gjuhësore të gjuhëve zyrtare në Kosovë;
- aftësi për të punuar në baza tërësisht paanshme politike;
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
- njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe serbe.

 

3. Pozita: Përkthyes nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas
Referenca : DSHGJ - 01/1-16
Koeficienti : C/8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 2 (dy )
Mbikëqyrësi: Koordinatori i njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e Përkthyesit - Koordinatorit të Njësisë, përkthyesi është përgjegjës për:
• përkthimin me shkrim nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas të të gjitha materialeve të Kuvendit dhe organeve te tij;
• përkthimin simultan dhe konsekutiv nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas në seanca plenare të Kuvendit, mbledhjet e Kryesisë, mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe dëgjimet publike;
• përkthimin e shkresave, kërkesave publike dhe parashtresave që i drejtohen Kryesisë dhe komisioneve parlamentare të Kuvendit për nevoja të Kryesisë dhe të komisioneve përkatëse;
• përkthimin simultan dhe konsekutiv (shqip-anglisht-shqip) në konferenca, takime dhe grupe punuese te tjera si dhe ndihmon në formulimin gjuhësor të fjalimeve në të dy gjuhët (shqip dhe anglisht);
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja:


-Diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës angleze;
-Përvojë profesionale së paku 3 vjet në përkthim të legjislacionit në institucione .


Shkathtësitë:


- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme;
- aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre profesionale, të qartë dhe të saktë;
- aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik;
- aftësi për të punuar në baza tërësisht të paanshme politike;
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike.


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.


Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.


PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p. n.).

Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca.


Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.


Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.


Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494dhe 038 200 10493.


Afati për konkurrim është deri më 12.02.2016, deri në orën 16:00