Lajmet e fundit

Sekretari Krasniqi takoi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

E Marte, 27.08.2019




Sekretari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi, priti sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin diskutoi për projektet të cilat janë në fazën e zbatimit dhe për projekt-idetë e reja që do të ndihmonin në rritjen e mëtejme të transparencës dhe të llogaridhënies institucionale.

Sekretari Krasniqi falënderoi ambasadorin Braathu për mbështetjen që OSBE-ja i ka dhënë Kuvendit që nga themelimi, duke veçuar përfitimet e mëdha që institucioni ka pasur nga kjo përkrahje. Ai shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë edhe në të ardhmen

Edhe ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu, theksoi interesimin që partneriteti midis Kuvendit të Kosovës dhe OSBE-së të vazhdojë më tutje.

 

 

Sekretari Krasniqi takoi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu