Vende të lira pune

Konkurs

Dokumenti i Aplikimit

Për zgjedhjen e 3 ( tre ) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të  Kosovës.

 

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (Këshilli) është organ i pavarur që i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i cili vendos për  ankesat e nëpunësve, si dhe siguron respektimin e të gjitha dispozitave dhe parimeve që rregullojnë Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.

 

Përbërja e Këshillit

 

Këshilli përbëhet prej shtatë (7) anëtarëve që zgjedhën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Prej tyre, së paku dy (2) anëtarë zgjedhën nga komunitetet joshqiptare dhe së paku dy (2) anëtarë duhet  të jenë të gjinisë femërore .

 

Funksionet e Këshillit :

 

  • Shqyrton dhe merr vendime për ankesat e nëpunësve civilë, kundër vendimeve të organit të punësimit, në të gjitha institucionet e Shërbimit Civil, në përputhje me rregullat dhe parimet e përcaktuara në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës;
  • Vendos nëse emërimet e nëpunësve civilë të nivelit drejtues, janë bërë në përputhje me rregullat dhe parimet e përcaktuara në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës;
  • Mbikëqyr zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për Shërbimin Civil.

 

Kandidati, për t’u zgjedhur  anëtar i Këshillit, duhet t’i plotësojë këto kushte:

 

  • Të jetë shtetas dhe banor i përhershëm i Republikës së Kosovës;
  • Të jetë me integritet të lartë moral;
  • Të ketë së paku diplomë të fakultetit juridik apo  të administratës publike, që është e vlefshme sipas ligjit në fuqi;
  • Të ketë së paku pesë (5) vjet përvojë pune në Shërbimin Civil;
  • Të jetë njohës i mirë i legjislacionit në fuqi;
  • Të mos jetë i dënuar për vepër penale, të dënueshme mbi gjashtë (6) muaj.

 

Mandati i anëtarëve të Këshillit

 

  • Anëtarët e Këshillit emërohen për mandat pesë (5) vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje vetëm edhe për një mandat tjetër.
  • Anëtari i Këshillit nuk ka të drejtë, që gjatë mandatit të tij, të ushtrojë ndonjë funksion tjetër apo të marrë pjesë aktive në aktivitete politike.

 

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

 

  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  • Letra motivuese;
  • Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës;
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

 

PROCEDURA E KONKURIMIT

 

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  17. 02. 2015,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217); me fax:  038 /211-183.

 

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës – www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në

numrat e telefonit:  038/ 211-648  dhe +377 (0) 44 147 264/ +377 (0) 44 567 041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.