Vende të lira pune
KONKURS
Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit shpall:
KONKURS
Për plotësimin e pozitave, si vijon:
1.Pozita: Zyrtar i lartë për legjislacion (përsëritje)
Referenca : DSL-01/9-14
Koeficienti : B/C 8.5
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1(një)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e Zyrtarit të lartë për Legjislacion-Koordinatorit të Njësisë, zyrtari i lartë për legjislacion është përgjegjës për:
- planifikimin dhe menaxhimin e të gjitha punëve të Njësisë për harmonizim dhe përafrim ligjor,
- hartimin e deklaratës së pajtueshmërisë së projektligjit me legjislacionin e BE-së për projektligjet e propozuara nga Kuvendi i Kosovës;
- • hartimin e raportit preliminar për verifikimin e deklaratës së Ministrisë të Integrimeve Evropiane për përafrimin e legjislacionit me "Acquis communautaire" dhe me standardet ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë, për të gjitha projektligjet e propozuara si dhe amendamentet e parashtruara nga komisionet parlamentare për shqyrtim në Kuvend,
- hartimin e raportit preliminar lidhur me standardizimin juridik nga aspekti i teknikës juridike, terminologjisë dhe metodologjisë unike për të gjitha projektligjet që propozohen për shqyrtim dhe miratim në Kuvend,
- ofrimin e mbështetjes për hartim të legjislacionit dhe për hartimin e amendamenteve përmes rekomandimeve të dhëna në raportin preliminar,
- zhvillimin e bashkëveprimeve me Zyrën ligjore të Qeverisë, me qëllim që të përmirësohet cilësia e projektligjeve të parashtruara,
- pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve për të ofruar këshilla ligjore lidhur me raportin preliminar ose amendamentet e propozuara;
- sigurimin e saktësisë së harmonizimit të tekstit final të ligjit, duke përfshirë standardizimin formalo-juridik dhe gjuhësor dhe për përfshirjen e të gjitha amendamenteve që miratohen në seancë plenare, si dhe siguron/kontrollon që teksti i ligjit të jetë i formatizuar në të tri gjuhët;
- ofrimin e këshillave në përcjelljen e proceseve të integrimeve evropiane,
- kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
• Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - Jurist i diplomuar / Titulli shkencor në të drejtën evropiane,
• Përvojë profesionale së paku 4 vjet në punët legjislative në institucione, duke përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave juridike,
• eksperiencë në punët ligjore dhe njohuri për punën e Kuvendit.
Shkathtësitë:
- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,
- aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize,
- njohuri në procesin e integrimeve evropiane dhe në përafrimin e legjislacionit me legjislacionin e BE-së,
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- njohja e gjuhës angleze e domosdoshme, ndërsa njohja edhe e ndonjë gjuhe tjetër është përparësi.
2. Pozita: Zyrtar i fushës në komisionin parlamentar (përsëritje)
Referenca : DKP-01/9-14
Koeficienti : D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 3 (tre )
Mbikëqyrësi: Koordinatori i komisionit
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë për mbështetjen e komisionit parlamentar, zyrtari i fushës është përgjegjës për:
- të ndihmuar në dhënien e këshillave profesionale për legjislacionin që shqyrtohet në komision, lidhur me fushën përkatëse;
- dhënien e këshillave gojore dhe me shkrim për komisionin, lidhur me fushën përkatëse;
- të ndihmuar në hartimin e projektligjit dhe amendamenteve në projektligj, lidhur me fushën përkatëse;
- përgatitjen e draftit të raportit preliminar për pjesën normative të projektligjit, lidhur me fushën përkatëse;
- të ndihmuar në hartimin e procesverbaleve, raporteve me rekomandime dhe raporteve përfundimtare për projektligje, raporteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, raporteve për punën e organeve të pavarura dhe raporteve vjetore e fund-mandatore;
- shtypjen e ftesave, raporteve, procesverbaleve, dokumenteve informative dhe shkresave të komisioneve;
- krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, listave të kontaktit dhe regjistrave të komisioneve;
- pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës, duke i bashkëngjitur kësaj informacionin e nevojshëm përkatës;
- kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja :
- Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë, - Jurist i diplomuar / master i drejtësisë.
- Përvojë profesionale në legjislacionin e fushës në administratën shtetërore së paku 2 vjet, duke përfshirë dhënien e këshillave profesionale.
Shkathtësitë:
- të posedojë njohuri të shkëlqyeshme për hulumtime dhe analiza profesionale;
- të punojë në baza të paanshme politike dhe nën presion kohor;
- të ketë njohuri të shkëlqyeshme për komunikim me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;
- njohja e gjuhës angleze është përparësi;
- të ketë aftësi të shkëlqyeshme për përdorimin e programeve të kompjuterit dhe internetit.
3. Pozita: Zyrtar për Bibliotekë
Referenca : DHBA- 01/9-14
Koeficienti : D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1 (një )
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv, zyrtari për bibliotekë, është përgjigjes për:
- sistematizimin dhe klasifikimin e fondit bibliotekar, vlerësimin e nevojave për pasurim të fondit librar,
- ofrimin e librave, revistave dhe materialit tjetër librar, për deputetet dhe nëpunësit e administratës së Kuvendit,
- kryerjen e hulumtimeve më qellim pasurimin e fondit librar të Bibliotekës se Kuvendit;
- ofrimin e informatave të referencës për zyrtaret hulumtues dhe stafin tjetër te Kuvendit,
- monitoron në baza ditore shtypin e shkruar kosovar dhe përkitazi më shkrimet që lidhen më punën e kuvendit dhe të deputeteve të kuvendit harton njoftim të shkurtër elektronik i cili i shpërndahet deputeteve dhe nëpunësve të administratës se kuvendit përmes email-të,
- hulumtime në internet si dhe ofrimin e shërbimeve bibliotekare për nëpunësit e administratës dhe deputetët e Kuvendit, ku ofron versionin elektronike të librave, revistave, botimeve periodike dhe gazetave që gjenden në formë elektronike,
- bashkëpunim të ngushtë më Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës si dhe më Bibliotekat e Universiteteve shtetërore dhe private,
- krijimin, përditësimin e databases elektronike, më titujt e fondit librar,
- Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë fakulteti katër vjeçar/master në shkenca shoqërore,
- përvojë profesionale në bibliotekë së paku 2 vjet,
- përvojë pune në menaxhimin, sistematizimin dhe klasifikimin e fondit bibliotekar.
Shkathtësitë:
- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme në menaxhimin, sistematizimin dhe klasifikimin e fondit bibliotekar/librar,
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime,
- aftësi për të punuar në baza politike, tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.
4. Pozita: Lektor për gjuhën serbe (përsëritje)
Referenca : DSHGJ-01/9-14
Koeficienti : C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1(një)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Lektorit- Koordinatorit të Njësisë, lektori është përgjegjës për:
- lekturën e teksteve ligjore dhe akteve të tjera të Kuvendit në gjuhën serbe.
- lekturën e amendamenteve, kërkesave publike dhe shkresave të tjera për Kuvendin dhe organet e tij,
- lekturën e teksteve të përkthyera nga gjuha shqipe, angleze dhe turke në gjuhën serbe,
- lekturën e teksteve të spastruara ligjore në gjuhën serbe, të cilat i miraton Kuvendi,
- strukturën sintaksore dhe nivelin gjuhësor të teksteve ligjore dhe të amendamenteve që i miraton Kuvendi në gjuhë serbe,
- kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës dhe letërsisë.
- Përvojë profesionale së paku 3 vjet, përvojë profesionale në punët e lekturës, korrekturës dhe përkthimit të legjislacionit në institucione.
Shkathtësitë:
- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme,
- njohuri të shkëlqyeshme drejtshkrimore dhe sintaksore të gjuhës serbe,
- aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik,
- aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre profesionale, të qartë dhe koncize,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 16.10.2014, deri më 30.10.2014, deri në orën 16:00.