Vende të lira pune
Për plotësimin e vendeve të punës
Në bazë të Urdhëresës Administrative 2001/21 për zbatimin e Rregullores 2001/9 , Urdhëresës Administrative 2007/2 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut 2001/36 për Shërbimin Civil të Kosovës, në kuadër të rekrutimit të stafit, Administrata e Kuvendit shpall:KONKURS
Për plotësimin e këtyre vendeve të punës
1. Udhëheqës i Divizionit të Buxhetit dhe të Pagesave (AK/DB/01/07)
• Numri i pozitave: 1 /një/
• Angazhimi: I përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
• Shkalla/Niveli: B / 9
Detyrat dhe përgjegjësitë :
Nën mbikëqyrjen e drejtorit të administratës kryen këto punë dhe detyra të punës:
• Mbikëqyr punën e Shërbimit të Buxhetit dhe të pagesave;
• Mbikëqyr përgatitjen dhe konsolidimin e propozimeve buxhetore dhe të ofertave buxhetore , raportit për buxhetin dhe shpenzimet për njësitë e Administratës së Kuvendit;
• Siguron që funksionimi i Njësisë së Buxhetit dhe të Arkës të jenë në përputhje me instruksionet financiare;
• Siguron që Shërbimi i Pagesave dhe i Buxhetit t’u përmbahet rregullave të Ligjit për menaxhimin e financave publike , planit buxhetor dhe shpenzimeve të njësive;
• Bashkëpunon me të gjitha njësitë e Administratës së Kuvendit lidhur me çështjet e pagesave dhe të buxhetit, si dhe iu përmbahet të gjitha procedurave që i referohen çështjes së pagesave dhe të buxhetit.
Kualifikimet e kërkuara:
• Diplomë fakulteti në njërën prej fushave përkatëse si: administrim , biznes, kontabilitet, financa ose ekonomi dhe gjashtë vjet përvojë pune në fushën e buxhetit / financave / kontabilitetit, shkathtësi të udhëheqjes, aftësi të mira analitike dhe njohuri të mira mbikëqyrjeje brenda personelit. Aftësi në ruajtjen fshehtësisë së punës.
• Njohuri në programet e kompjuterit ( Windows, Excel dhe Word). Preferohet njohuria për rregullat dhe procedurat e MEF-it.
Njohja e gjuhëve:
Është e domosdoshme njohja e njërës nga gjuhët zyrtare të Kosovës;
Njohja e gjuhës tjetër zyrtare është e preferuar;
Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
2. Udhëheqës i Divizionit të Teknologjisë Informative dhe Shërbimeve Tjera Teknike (AK/DT/01/07)
• Numri i pozitave: 1 /një/
• Angazhimi: i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
• Shkalla/Niveli: B / 9
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e përgjithshme të drejtorit të Departamentit të Administratës së Kuvendit, udhëheqësi i Divizionit të Teknologjisë Informative dhe Shërbimeve Tjera Teknike është përgjegjës për mbikëqyrjen e kryerjes së punëve, të shërbimeve teknike dhe administrative për nevoja të Kuvendit në të gjitha segmentet teknike dhe çështjet që kanë të bëjnë me Divizionin , siç janë: procedurat, udhëzimet dhe këshillat në ushtrimin e funksioneve dhe në përcaktimin e rregullave në këtë fushë, e sidomos:
• Përcjellja dhe mbikëqyrja e kryerjes së punëve të përditshme dhe detyrave në Divizioni e Teknologjisë Informative dhe Shërbimeve Tjera;
• Koordinimi i punëve dhe i aktiviteteve të: Seksionit për TI dhe për Shërbime Tjera Teknike, Njësisë për Postë, Dokumentacion dhe Kopjim, Njësisë për Furnizim dhe Njësisë për Transport;
• Mbikëqyrja e shefave të seksioneve dhe njësive në kuadër të Divizionit;
• Propozimi i buxhetit të Divizionit;
• Përfaqësimi i Divizionit në mbledhjet e Departamentit;
• Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera të caktuara nga drejtori i Departamentit të Administratës së Kuvendit.
Kualifikimet e kërkuara:
•Diplomë fakulteti në njërën prej fushave përkatëse si:
Teknologji informative, Informatikë , Elektroteknikë, Makineri ose kualifikim tjetër ekuivalent.
• Të paktën 5 vjet përvojë profesionale në punë me autorizime dhe përgjegjësi të veçanta në fushën e menaxhimit teknik, në logjistikë, në administratë ose në një organizatë ndërkombëtare, qeveritare apo në një organizatë të madhe financiare, si dhe shkathtësi të udhëheqjes, aftësi të mira analitike dhe njohuri të mira mbikëqyrjeje brenda personelit. Aftësi në ruajtjen fshehtësisë së punës;
•Njohuri e nivelit të lartë në programet e kompjuterit ( Windows, Excel , Word,etj).
• Gjeturi, zgjuarsi për punë në situatat emergjente;
• Njohuri për sigurinë në punë dhe për mbrojtjen e shëndetit.
Njohja e gjuhëve:
Është e domosdoshme njohja e njërës nga gjuhët zyrtare të Kosovës;
Njohja e gjuhës tjetër zyrtare është e preferuar;
Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit të Kosovës ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e punësimit të drejtë të të gjitha komuniteteve të Kosovës është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit të Kosovës.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit dhe intervistimit ( bashkëbisedimit).
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb faqja zyrtare e Kuvendit të Kosovës (htpp://www.assembly-kosova.org) ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” p.n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (rruga "Nëna Terezë" p.n.) ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr: N -217, kati II. Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494 dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej datës 25 shtator deri më 09 tetor 2007, në orën 17:00.