Vende të lira pune
Për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës
Kuvendi i Republikës së Kosovës shpall
K O N K U R S
Për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës
Agjencia është organ i pavarur për projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.
Mandati i drejtorit të Agjencisë
Drejtori i Agjencisë zgjedhet për mandat 5 (pesë) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhje.
Përgjegjësitë dhe kompetencat e drejtorit të Agjencisë:
Drejtori i Agjencisë është përgjegjës për:
1. Administrimin dhe menaxhimin e Agjencisë;
2. organizimin dhe punësimin e personelit, nxjerrjen e udhëzimeve administrative dhe marrjen e vendimeve për çështjet që u përkasin funksioneve të Agjencisë;
3. menaxhimin efektiv dhe efikas të resurseve që i janë besuar Agjencisë;
4. menaxhimin e buxhetit të Agjencisë dhe për mënyrën e shpenzimit të tij;
5. përfaqësimin e Agjencisë brenda dhe jashtë vendit;
6. lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet e tjera vendore dhe ndërkombëtare në pajtim me ligjet në fuqi;
7. angazhimin e ekspertëve jashtë Agjencisë.
8. ushtron edhe detyra tjera të përcaktuara me këtë ligj
Kandidati për drejtor të Agjencisë duhet t'i plotësojë këto kushte:
• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,
• të këtë së paku diplomë universiteti 4 (katër) vjeçar ose master;
• të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, mbi 6 (gjashtë) muaj burgim;
• të ketë integritet të lartë moral;
• të ketë së paku 3 (tri) vjet përvojë pune menaxheriale.
Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
• Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
• Letra motivuese;
• Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
• Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
• Dëshmia për përvojën e punës;
• Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 17 qershor 2013, në orën 16.00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217); me fax: 038 /211-183.
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë,rr. "Nëna Terezë" pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në
numrat e telefonit: 038/ 211-648 dhe +377 (0) 44 147-264