Vende të lira pune

Zyrtar për informim (DMMP/ /03/09)

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Kosovës shpall KONKURS:

  • Numri i pozitave:2 (dy)
  • Angazhimi:i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh    
  • Shkalla:D / 7

Detyrat dhe përgjegjësitë:

E ndjek punën e komisioneve parlamentare dhe harton informacione për media dhe faqen e internetit të Kuvendit të Kosovës lidhur me punën e këtyre komisioneve.

I ndjek punimet e seancave plenare dhe harton informacione lidhur me to. Përgatit informacione nga takimet protokollare në Kuvend.
I njofton mediat për ngjarjet në Kuvend.
I shoqëron gazetarët në ndërtesën e Kuvendit ose në ngjarjet, të cilat i organizon Kuvendi.
Kryen edhe detyra të tjera, të cilat ia ngarkon përgjegjësi Divizionit.

Kualifikimet e kërkuara:

Diploma e fakultetit të shkencave shoqërore  
Njohuri të programeve të kompjuterit: Windows, Excel dhe Word.

Përvoja:

T’i ketë dy  (2) vjet përvojë në punët e komunikimit me publikun ose në gazetari.

Aftësi gjuhësore:

Njohja e gjuhës shqipe dhe e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Afati për konkurrim është prej 12 gusht, deri më 26 gusht 2009, deri në orën 16:00.