Vende të lira pune

Zyrtar i lartë për marrëdhënie me publikun (DMMP/ /01/09)

Dokumenti i Aplikimit




Kuvendi i kosovËs shpall konkurs:

Zyrtar i lartë për marrëdhënie me publikun (DMMP/ /01/09)

  • Numri i pozitave:1 (një)
  • Angazhimi:i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh     
  • Shkalla:C / 8

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • U përgjigjet letrave të qytetarëve që i drejtohen Kuvendit të Kosovës,
  • I pret dhe  i shoqëron  grupet e vizitorëve në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, si dhe u jep sqarime për punën e Kuvendit, për strukturën dhe funksionimin e tij.
  • Organizon ekspozita të ndryshme (artistike, historike, tematike etj.) në ndërtesën e Kuvendit, si dhe ekspozita të Kuvendit në vendbanime të ndryshme të Kosovës.
  • Kryen edhe detyra të tjera, të cilat ia ngarkon përgjegjësi i Divizionit.

Kualifikimet e kërkuara:

Diploma e fakultetit të shkencave shoqërore  
Njohuri të programeve të kompjuterit: Windows, Excel dhe Word.

Përvoja: 

T’i ketë tre (3) vjet përvojë në punët e komunikimit me publikun ose në gazetari.

Aftësi gjuhësore:

Njohja e gjuhës shqipe dhe e gjuhës serbe, ndërsa  njohja e gjuhës angleze është përparësi

Afati për konkurrim është prej 12 gusht, deri më  26 gusht 2009, deri në orën 16:00.